SPAK merr nën hetim për fshehje pasurie deputetin e PD, Asllan Dogjani

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për fshehje pasurie. Sipas gazetares Klodiana Lala, SPAK ka kërkuar informacion në disa institucione. Kujtojmë se pak ditë më parë, më 3 korrik 2024, Dogjani është paraqitur në SPAK, ku ka qëndruar për rreth dy orë e gjysmë. Në një reagim […]

Korrik 8, 2024 - 16:35
 0
SPAK merr nën hetim për fshehje pasurie deputetin e PD, Asllan Dogjani

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për fshehje pasurie.

Sipas gazetares Klodiana Lala, SPAK ka kërkuar informacion në disa institucione.

Kujtojmë se pak ditë më parë, më 3 korrik 2024, Dogjani është paraqitur në SPAK, ku ka qëndruar për rreth dy orë e gjysmë.

Në një reagim jashtë kamerave, Dogjani konfirmoi se marrja e tij në pyetje nga SPAK është bërë rreth problemit të disa qytetarëve në lidhje me zaptimin e hapësirës publike nga pronari i pallatit.

Dogjani qëndroi për 2 orë e 30 minuta në Prokurori dhe në dalje nuk bëri asnjë koment publik për mediat.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.