Dalin para Gjykatës trafikantët në Durrës, 4 prej tyre lihen në burg, 7 në “arrest shtëpie”

Ditën e sotme kanë dalë para Gjykatës së Durrësit 15 personat e arrestuar një ditë më parë, 7 korrik. Gjatë operacionit me emrin

Korrik 8, 2024 - 17:50
 0
Dalin para Gjykatës trafikantët në Durrës, 4 prej tyre lihen në burg, 7 në “arrest shtëpie”

Ditën e sotme kanë dalë para Gjykatës së Durrësit 15 personat e arrestuar një ditë më parë, 7 korrik.

Gjatë operacionit me emrin “Summer” u sekuestruan qindra doza kokainë, heroinë e kanabis, një arsenal armësh, 20 telefona celular, 7 makina, si dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

U arrestuan 15 shtetas, 3 u shpallën në kërkim, ndërsa 4 të tjerë u proceduan penalisht.

Shtatë prej personave të arrestuar u lanë në “arrest shtëpie”, katër u lanë në “arrest me burg” dhe katër të tjerë “detyrim paraqitje”.

  1. Durim Meta “arrest shtëpie”
  2. Florian Demiri “arrest shtëpie”
  3. Flamur Tare “arrest shtëpie”
  4. Diamant Shtina “detyrim paraqitje”
  5. Sadik Lako “arrest shtëpie”
  6. Rustem Kolgjini “arrest shtëpie”
  7. Zamir Hoxha “arrest burg”
  8. Marenglen Liçi “arrest ahtëpi”
  9. Saimir Sina “arrest shtëpie”
  10. Klodian Seiti “arrest burg”
  11. Mateo Jeshili “detyrim paraqitje”
  12. Elgert Patlli “detyrim paraqitje”
  13. Gerald Tare “detyrim paraqitje”
  14. Xhuliano Xhaferri “arrest burg”
  15. Muhamet Meta “arrest burg”

Situata para Gjykatës ishte e tensionuar para nisjes së seancës. Gazetari i Vizion Plus, Aleks Kalemi mëson se shkak u bënë familjarët e të arrestuarve të cilët ndodheshin jashtë ambienteve të Gjykatës duke bërtitur

Prokurori i çështjes ishte Elidon Hyseni i cili i akuzoi të ndaluarit për shitje të lëndëve narkotike dhe 2 prej tyre edhe për armëmbajtje pa leje. Që të gjithë ju kanë shitur në mënyrë të stimuluar lëndë narkotike personave që kanë bashkëpunuar me policinë.

Në një rast u arrestuan babë e bir nga Nish Tulla, Durim Meta dhe Muhamet Meta. Në mjediset e banesës së tyre u gjet një pistoletë të cilën e mori përsipër Muhamet Meta.

Po gjatë operacionit janë sekuestruar një arsenal armësh, kokainë, heroinë e kanabis, peshore elektronike, shuma parash të përfituara nga kjo veprimatri kriminale, automjete e telefona celular.

Po kështu Xhuliano Xhaferri, kamarier në një restorant në Gjirin e Lalëzit, pranoi që lënda narkotike e gjetur në restorantin me pronar Mateo Jeshili ishte e tija. Bëhet fjalë për 3,8 gram kokainë dhe 150 gram kanabis sativa.

Xhaferri pranoi që lënda u gjet në vendin ku ai flinte gjë që i kushtoi arrestin me burg ndërsa pronari Jeshili mori detyrim paraqitje. Për 3 prej tyre Gjykata caktoi avokat se nuk ishin në gjendje që të paguanin avokatë të gjetur prej tyre.

Një prej personave që është shpallur në kërkim është edhe Dashamir Mehmeti, 41 vjeç, drejtori i shkollës së muzikës ‘Jan Kukuzeli’ në Durrës.

Blerja e drogës nga policia është bërë tek persona të ndryshëm, të cilët u kanë shitur drogë agjentëve dhe më pas policia ka vepruar për të goditur këtë veprimtari kriminale. Të arrestuarit nuk vepronin si grup, por janë raste të veçanta të dokumentuara.

Në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim Dashamir Mehmeti, 41 vjeç drejtori i shkollës Jan Kukuzeli në Durrës, Orgito Mema, 20 vjeç, dhe Enis Piro, 46 vjeç, banues në Durrës./vizionplus.tv 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.