Operacioni “Summer”/ Zbardhen detaje të reja nga dosja, 23-vjeçari: Armën e gjeta kur po mblidhja hekura

Babë e bir, Durim dhe Mehmet Meta u lanë në masën arrest në burg nga Gjykata e Durrësit, pasi u arrestuan gjatë operacionit të koduar “Summer”. 53-vjeçari Durim Meta, baba i 9 të fëmijëve, i kapur me 4 episode shitjeje droge, u la arrest në shtëpi. Ndërsa i biri Mehmet Meta që mori përsipër posedimin […]

Korrik 8, 2024 - 19:30
 0
Operacioni “Summer”/ Zbardhen detaje të reja nga dosja, 23-vjeçari: Armën e gjeta kur po mblidhja hekura

Babë e bir, Durim dhe Mehmet Meta u lanë në masën arrest në burg nga Gjykata e Durrësit, pasi u arrestuan gjatë operacionit të koduar “Summer”. 53-vjeçari Durim Meta, baba i 9 të fëmijëve, i kapur me 4 episode shitjeje droge, u la arrest në shtëpi.

Ndërsa i biri Mehmet Meta që mori përsipër posedimin e pistoletës që u gjet në shtëpinë e të atit në çastin e kontrollit, u la arrest në burg, ndonëse në seancë mohoi që arma të ishte e vetja.

Kur u pyet pas arrestimit, në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, thuhet se Mehmet Meta 23 vjeç deklaroi se armën e kishte gjetur kur mblidhte hekura dhe e kishte fshehur në banesë prej shumë kohësh.

“Shtetasi Mehmet Meta banues në Nishtulla Durrës u arrestua në flagrancë dhe deklaroi se arma është e tij dhe e mban për vetëmbrojtje në banesë pasi ka konflikte me familjen Kalemi, ndërsa kur u pyet si person nën hetim deklaroi se armën e ka gjetur kur mblidhte hekura dhe e kishte fshehur në banesë prej shumë kosh”, shkruhet në dosje.

Gjatë operacionit “Summer”, i cili u zhvillua pas dy muajsh hetime, ranë në pranga 15 persona, ndërsa 3 janë ende në kërkim, për armëmbajtje pa leje dhe drogë.

Sot Gjykata e Durrësit caktoi masat arrest në burg për 4 prej tyre, 7 u lanë në masën arrest shtëpie, kurse 4 detyrim paraqitje.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.