Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Yjet kanë rezervuar shumë surpriza për shenjat e zodiakut në këtë javë të dytë të korrikut. Meri Shehu paralajmëron në programin “Rudina” në Tv Klan shkëndija të forta dashurie e energjie, flirte dhe tradhti. Sipas astrologes, disa shenja mëkatojnë, të tjera përplasen në debate dhe një pjesë do të shijojnë periudhën duke i marrë më […]

Korrik 8, 2024 - 22:30
 0
Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Yjet kanë rezervuar shumë surpriza për shenjat e zodiakut në këtë javë të dytë të korrikut. Meri Shehu paralajmëron në programin “Rudina” në Tv Klan shkëndija të forta dashurie e energjie, flirte dhe tradhti. Sipas astrologes, disa shenja mëkatojnë, të tjera përplasen në debate dhe një pjesë do të shijojnë periudhën duke i marrë më të mirën.

Meri Shehu: Është një javë shumë e fuqishme, shumë e nxehtë por që edhe do të na surprizojë shumë. Marsi takohet me Uranin kësaj jave dhe ka disa shkëndija të forta, qoftë erotizmi, energjie por edhe sherre të fuqishme që vijnë papritur dhe do të na ndryshojnë jetën. Afërdita në Luan do të na japë shumë gëzim sepse është në shenjën e dashurisë, por do të përballet këtë javë me Plutonin kështu që të gjithë do të bëhemi pak flirtues, pak tradhtarë, do të duam të nxjerirm hiret tona dhe të provojmë diçka tjetër për ata që nuk i rezistojnë diellit të verës. Do të ketë tradhtira!

Dashi – 3 yje

Afërdita në shenjën e Luanit është një simbol i bukur erotik, por duhet të keni kujdes nga përplasja me Plutonin, do të dëgjoni diçcka që s’do t’ju pëlqejë në jetën erotike, ndonjë tradhti e vogël, ndonjë shok ose shoqe që nuk ju qëndron besnik apo një njohje e papritur që ju fut në një mëkat të errët veror.

Demi – 2 yje

Marsi takohet me Uranin në shenjën e Demit dhe aty çfarë nuk do do të shohim dhe dëgjojmë. Mund ta fillojmë me një diskutim të qetë dhe mund ta përfundojmë me një shkulje flokësh kështu që kujdes Demët sepse ka sherre, debate dhe kthesa të papritura në jetën e tyre personale.

Binjakët – 4 yje

Janë të favorizuar vetëm se kujdes në çështje ekonomike, prapaskenë që kanë bërë në të kaluarën, ndonjë tradhti që mund t’ua zbulojnë dhe do të fillojë një debat në çift. Megjithatë, kjo kalon shpejt, Binjakët do të luajnë shumë në këtë periudhë dhe do të sulmojnë të parët për dashuri të reja dhe zgjerime të fuqishme ekonomike. Në këtë të fundit të tregojnë kujdes, ka humbje.

Gaforrja – 3 yje

Është një nga shenjat që favorizohet sepse dielli në të ka shumë gjëra të bukura, por Marsi me Uranin në Dem nuk janë elementë pozitivë sepse përkrahjet, mbështetjet dhe qëllimet do të vijnë paksa sulmuese, të ashpra, jo me ritmin e qetë dhe për natyrën e tyre mund të quhet një sulm. Do t’i marrin me të mirë, por mund të ketë edhe ndonjë gjë më të ashpër ndaj kujdes nga lajkat, takimet e papritura të ëmbla që mund të rezultojnë disi më agresive.

Luani – 5 yje

Afërdita në shenjën e Luanit do të bëjë mrekullira sepse ndodhet në shenjën e saj, të bukur që kërkon dashuri, emocione por në çift do të kemi probleme e debate në fillim. Luanët do të përjetojnë momente të bukura pune, argëtimi por kujdes në anën ekonomike. Mund të jetë lodhja më e madhe dhe nëse kjo nuk kalon, yjet humbasin vlerën sepse ka një humbje të madhe ekonomike në fillim të javës.

Virgjëresha – 2 yje

Marsi takohet me Uranin në Dem dhe do të surprizohen nga disa takime e lajme të çuditshme që janë të mira, por duan një lloj shpejtësie. Nuk do ta kenë këtë shpejtësi, kanë thënë që erdhi vera dhe nuk do të merren me gjëra të tjera. Kjo rutinë e nxituar do t’i bëjë të stepen në këtë periudhë. Kujdes nga pasiguritë në çift, një tradhti nga partneri.

Peshorja – 5 yje

Janë një nga shenjat më të favorizuara, Afërdita në Luan është shumë pozitive për to, jep sharm, dashuri, mundësi për takime e kontakte. Kujdes në ditët e para të javës sepse mund të kenë një humbje ekonomike ose pasiguri në jeetën emocionale dhe mund t’i bëjë të ndihen të riskuara në iniciativat e tjera sa i përket punës. Dashuria do të jetë shumë e bukur.

Akrepi – 4 yje

Me Afërditën në shenjën e Luanit do të bëjnë shumë show, shumë sukses, do të jenë në qendër të vëmendjes. Dikush do t’ua marrë fronin ditët e para ose do të bëjë një rreng kundër tyre, një prapaskenë, ta kenë kujdes sepse duan t’u marrin famën që mund të kenë në këtë periudhë por do të arrijnë ta kuptojnë dhe gjatë javës do të rikuperojnë humbjet që mund të kenë pasur në fillim të javës, do të shkëlqejnë në çështjet ekonomike dhe do të kenë mundësi të mëdha.

Shigjetari – 3 yje

Marsi me Uranin takohet në Dem dhe do të jenë në rutinë pune, por shumë ekspresiv në lëvizje e kontakte, pak të revoltuar, kujdes aksidentet, të jenë më të matur me ushqimin e shëndetin dhe njerëzit që do të takojnë sepse nuk do të jenë kaq të qetë, do të jenë të ndezur për sulm ose luftë.

Bricjapi – 3 yje

Shumë punë, do të duket sikur po finalizojnë një sukses të madh, do të sfiliten dhe në fund nuk do të marrin shpërblimin ekonomik dhe moral që do të dëshironin. Mesa duket, do të kënaqen me hapjen e madhe të punëve, një dhuratë por gjërat do të sheshohen. Kujdes në çështjet ekonomike.

Ujori – 5 yje

Do të kenë Afërditën në shenjën përballë kështu që i presin festa, udhëtime, dalje, gëzime, do të jenë kudo dhe do të lëvizin shumë, përcjellin energji pozitive erotike.

Peshqit – 2 yje

Marsi dhe Urani në Dem nuk janë stimul i mirë, pozitiv sepse i bën të jenë shumë mbrojtës ose sulmues, nuk ndihen të qetë. Afërdita në Luan tregon që duhet të shpenzojnë më shumë për pamjen, për veten ose dikush mund t’i mashtrojë dhe t’u marrë paratë që kanë ruajtur./tvklan.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.