E rëndë në Athinë, atentat shqiptarit që sapo kishte dalë nga burgu

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Athinë, ku persona të panjohur kanë qëlluar me armë nga një makinë drejt një mjeti tjetër, duke lënë të plagosur një të ri shqiptar. Atentati i tipi mafioz ndodhi rreth orës 02.20 të mëngjesit, në rrugën Dodekanisou kur makina tij Audi iu […]

Korrik 9, 2024 - 09:20
 0
E rëndë në Athinë, atentat shqiptarit që sapo kishte dalë nga burgu

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Athinë, ku persona të panjohur kanë qëlluar me armë nga një makinë drejt një mjeti tjetër, duke lënë të plagosur një të ri shqiptar.

Atentati i tipi mafioz ndodhi rreth orës 02.20 të mëngjesit, në rrugën Dodekanisou kur makina tij Audi iu afrua “Smartit” ku udhëtonin dy persona dhe qëlloi me breshëri.

Për pasojë mbeti i plagosur në këmbë 22 vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, teksa drejtuesi u largua me shpejtësi dhe është vënë në kërkim nga policia.

Nga verifikimet e policisë greke, rezultoi se i plagosuri ishte një person me precedent penal në fushën e drogës dhe vetëm një ditë më parë kishte dalë nga burgu.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.