Shkrumbohen dy automjete gjatë natës në Durrës, dyshimet e para

Një automjet tip “Benz” është djegur gjatë natës në lagjen nr. 17, Durrës. Automjeti raportohet se është në pronësi të kryeinxhinierit të OSHEE

Korrik 9, 2024 - 09:45
 0
Shkrumbohen dy automjete gjatë natës në Durrës, dyshimet e para

Një automjet tip “Benz” është djegur gjatë natës në lagjen nr. 17, Durrës. Automjeti raportohet se është në pronësi të kryeinxhinierit të OSHEE në Durrës, Arben Alushi.

Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër që ishte i parkuar pranë “Benz-it”.

“Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Nga të dhënat e para dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme dhe lidhet me ushtrimin e detyrës nga kryeinxhinieri i OSHEE.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.