Zjarrvënia në Frashtan të Dropullit, arrestohet autori i dyshuar

Policia ka identifikuar autorin e zjarrvënies në pyjet e fshatit Frashtan. Policia njofton se ka vënë në pranga përgjegjësin për këtë zjarrvënie, M.

Korrik 9, 2024 - 10:35
 0
Zjarrvënia në Frashtan të Dropullit, arrestohet autori i dyshuar

Policia ka identifikuar autorin e zjarrvënies në pyjet e fshatit Frashtan.

Policia njofton se ka vënë në pranga përgjegjësin për këtë zjarrvënie, M. K., 39 vjeç, banues në fshatin Frashtan, Dropull.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera menjëherë pas njoftimit se në pyjet e fshatit Frashtan, në vendin e quajtur “Papasima”, kishte rënë zjarr, Policia e Gjirokastrës ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit M. K., 39 vjeç, banues në fshatin Frashtan, Dropull”, thuhet në njoftim.

Ai akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Prej mesditës së djeshme, shërbimet e Policisë kanë mbajtur në kontroll perimetrin ku janë përhapur flakët.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.