Strakosha firmos me AEK, portieri i Kombëtares ikën nga Premier League, rikthehet në Greqi

Tomas Strakosha do ta vazhdojë karrierën në Greqi, aty ku edhe nisi hapat e parë si profesionist. Portieri i kombëtares shqiptare u largua

Korrik 9, 2024 - 11:40
 0
Strakosha firmos me AEK, portieri i Kombëtares ikën nga Premier League, rikthehet në Greqi

Tomas Strakosha do ta vazhdojë karrierën në Greqi, aty ku edhe nisi hapat e parë si profesionist.

Portieri i kombëtares shqiptare u largua nga Brendford në Premier League si lojtar i lirë, për tu bashkuar me AEK të Athinës, klub me të cilin firmosi një kontratë 5-vjeçare.

Në Angli, në dy vitet e fundit ai luajti vetëm 6 ndeshje, ndryshe nga eksperienca e shkëlqyer me Lacion ku kishte zhvilluan 164 takime. Tani është momenti që Strakosha të rikthehet të luaj në vazhdimësi e të kthehet në nivele të larta pasi tregoi edhe në Europian se vlerat nuk i mungojnë.

AEK është një nga klubet më të mëdha të Greqisë, e cila në sezonin e kaluar u rendit e dyta në kampionat dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Conferenca League.

Kjo është eksperienca e dytë e 29-vjeçarit në kampionatin grek pasi aty nisi të luajë me Panionios në vitin 2011./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.