Vrau gruan dhe përgjigjej në telefonin e saj për të fshehur gjurmët, detaje nga krimi i rëndë në Itali

Një shofer kamioni italian është vënë nën hetim nga prokuroria pasi dyshohet se ka vrarë gruan e tij dhe për muaj të tërë përdorte telefonin e saj për të larguar dyshimet dhe për të lënë të nënkuptohej se ajo ishte ende gjallë. 42 vjeçarja Francesca Deidda, u zhduk në muajin maj në qyteti italian San […]

Korrik 9, 2024 - 11:45
 0
Vrau gruan dhe përgjigjej në telefonin e saj për të fshehur gjurmët, detaje nga krimi i rëndë në Itali

Një shofer kamioni italian është vënë nën hetim nga prokuroria pasi dyshohet se ka vrarë gruan e tij dhe për muaj të tërë përdorte telefonin e saj për të larguar dyshimet dhe për të lënë të nënkuptohej se ajo ishte ende gjallë.

42 vjeçarja Francesca Deidda, u zhduk në muajin maj në qyteti italian San Sperate, në Cagliari dhe hetuesit besojnë se ajo u vra nga burri i saj, 43-vjeçari Igor Sollai.

Për muaj të tërë miqtë e Francescës që interesoheshin për zhdukjen e saj, merrnin përgjigje nga numri i saj se i duhej pak kohë që të merrte veten pas ndarjes me Igorin.

Edhe kompania e Call Center ku ajo punonte mori dorëheqjen e saj përmes një e-mail të dërguar pasi gruaja u zhduk.

Hetuesit pretendojnë se këto mesazhe janë shkruar nga Sollai, pasi ai vrau gruan në një përpjekje për të fshehur krimin dhe për të lënë të kuptohej se Deidda ishte ende gjallë.

Gruaja u raportua e zhdukur nga vëllai i saj dhe një kolege më 30 maj. Kur Igori u pyet nga policia se përse nuk e denoncoi zhdukjen e bashkëshortes, ai u shpreh se një gjë të tillë e kishte bërë tashme kunati.

Policia e përjashtoi menjëherë pistën e vetëvrasjes dhe “zhdukjen” vullnetare dhe e fokusoi hetimin e saj në marrëdhënien e Deidda-s me burrin e saj, pas raportimeve se çifti kishte mosmarrëveshje të shpeshta.

Pavarësisht se trupi i viktimës nuk është gjetur ende, Sollai është arrestuar me akuza për vrasje javën e kaluar dhe po qëndron pas hekurave.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.