VIDEO / “Dua ta shoh kush ishte, ma tregoni pak”, Bebe Rexhën e sulmojnë sërish, këngëtarja kërcënon agresorin me gjyq

Bebe Rexha është përfshirë sërish në një incident në skenë. Këngëtares 34-vjeçare iu desh të largonte një spektator në një prej koncerteve të saj në Norvegji gjatë kësaj fundjave. Ajo e kërcënoi se do të ndërmerrte hapa ligjorë pasi spektatori tentoi të hidhte një send drejt saj gjatë performancës. “Cili? Ma tregoni personin. Dua ta […]

Korrik 9, 2024 - 12:00
 0
VIDEO / “Dua ta shoh kush ishte, ma tregoni pak”, Bebe Rexhën e sulmojnë sërish, këngëtarja kërcënon agresorin me gjyq

Bebe Rexha është përfshirë sërish në një incident në skenë.

Këngëtares 34-vjeçare iu desh të largonte një spektator në një prej koncerteve të saj në Norvegji gjatë kësaj fundjave. Ajo e kërcënoi se do të ndërmerrte hapa ligjorë pasi spektatori tentoi të hidhte një send drejt saj gjatë performancës.

“Cili? Ma tregoni personin. Dua ta shoh”, thotë ajo përpara se ta dallojë.

Jashtë. Dil jashtë. Kaq ishte. Mori fund për ty.

Pasi e nxorën nga koncerti, Bebe rinisi kënggën që po performonte dhe vazhdoi koncertin.

Muajin e kaluar, këngëtarja nxori nga koncerti disa persona pasi u përpoqën të gjuanin me sende drejt saj. Në qershorin e vitit 2023, Bebe pësoi një lëndim në sy pasi një spektator e gjuajti me celular.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.