Policia greke kontrollon qelitë e “burgut të shqiptarëve”, gjenden thika dhe celularë

Autoritetet greke kanë ushtruar një kontroll të beftë në burgun Koridhalos, i cili njihet si ‘burgu i shqiptarëve’. Kontrolli është kryer në repartin

Korrik 9, 2024 - 12:45
 0
Policia greke kontrollon qelitë e “burgut të shqiptarëve”, gjenden thika dhe celularë

Autoritetet greke kanë ushtruar një kontroll të beftë në burgun Koridhalos, i cili njihet si ‘burgu i shqiptarëve’. Kontrolli është kryer në repartin e 4-të të IEVP.

Gjatë kontrollit në qelitë dhe ambientet e përbashkëta u gjetën dhe u konfiskuan një sërë sendesh të paligjshme,

Konkretisht janë konfiskuar 6 celularë , kufje, 4 karikues celulari, 1 komandë TV BOX , 1 këllëf celulari, 8 thika të improvizuara , 2 thika komerciale, 1 thikë plastike komerciale, e të tjera sende.

Të burgosurit, në qelitë e të cilëve janë gjetur sendet do të përballen me ligjin, teksa futja e të tilla sendeve në qeli po hetohet nga autoritet greke.

Pak kohë më parë, pas një sherri me thika në këtë burg mbeti i vdekur Alfons Ndoci 35 vjeç, person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Greqi për vrasje.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.