Nis samiti i NATO-s në Uashington, në fokus lufta në Ukrainë dhe forcimi i kapaciteteve ushtarake
Udhëheqësit e NATOS mblidhen sot në Uashington. Ky samit i aleancës veri-atlantike do te zgjasë deri në datën 11 korrik, ndërsa përkon me
Udhëheqësit e NATOS mblidhen sot në Uashington. Ky samit i aleancës veri-atlantike do te zgjasë deri në datën 11 korrik, ndërsa përkon me 75 vjetorin e themelimit të saj.
Sekretari i pergjithshem Stoltenberg ka paralajmeruar se diskutimet do te fokusohen tek mbrojtja e Ukraines, mbështetja e perpjekjeve te saj kunder pushtimit rus duke perfshire ketu edhe nje pakete ndihme ushtarake per Kievin.
Deri më tani Aleanca ka bërë përparime të rëndësishme në integrimin e aleatëve të rinj, Finlandës dhe Suedisë.
Por , gjasat që Kievi të marrë ftesë zyrtare për t’u bashkuar me NATON janë të pakta. Po ashtu bisedimet do te perqendrohen edhe tek forcimi i partineriteteve globale të aleances veriatlantike.
Aleatët janë duke e kuptuar gjithnjë e më shumë se sfidat me të cilat përballen, janë të ndërthurura me rajone të tjera. Për shembull, 40 për qind e tregtisë së Evropës kalon përmes Detit të Kinës Jugore, ndërsa luftën e Rusisë në Ukrainë e ka mbështetur importimi i municioneve nga Koreja e Veriut dhe mallrat kineze me përdorim të dyfishtë.
Zyrtarë të lartë të departamentit të shtetit kanë vënë në dukje se partneriteti në Indo-Paqësor do të jetë nje prej temave kyce në këtë samit./vizionplus.tv
What's Your Reaction?