Sulmi në spitalin e fëmijëve, Rusia e mohon, Ukraina paraqet provat

Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Ukrainës (SBU) prezantoi sot prova të reja që vërtetojnë se Spitali i Fëmijëve në Kiev është goditur drejtpërdrejt

Korrik 9, 2024 - 13:35
 0
Sulmi në spitalin e fëmijëve, Rusia e mohon, Ukraina paraqet provat

Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Ukrainës (SBU) prezantoi sot prova të reja që vërtetojnë se Spitali i Fëmijëve në Kiev është goditur drejtpërdrejt nga një  raketë ruse Kh-101.

“Përfundimi i ekspertëve është i palëkundur, ishte një goditje e drejtpërdrejtë,” tha SBU në platformën Telegram.

Agjencia publikoi imazhe të fragmenteve të motorit të raketës që tha se u gjetën në vendin e përplasjes. SBU shtoi se analiza e trajektores dhe natyra e dëmit të shkaktuar provon se ishte një goditje e drejtpërdrejtë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha gjithashtu sot se spitali i fëmijëve në Kiev u godit nga një raketë tokë-ajër NASAMS e lëshuar nga Ukraina dje.

ukrania__3_

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.