Çfarë ka ndodhur? E dashura e Di Caprio poza të nxehta me një mashkull tjetër (FOTO)

Këto poza të nxehta të dashurës së aktorit Leonardo Di Caprio po realizohen për një reklamë të markës së njohur “Dolce & Gabbana”. Modelja e njohur Vittoria Ceretti po punon së bashku me aktorin Theo James ndërsa këto imazhe janë siguruar nga mediat e huaja. Paparacët kanë mundur të sigurojnë këto foto gjatë xhirimeve të […]

Korrik 9, 2024 - 14:30
 0
Çfarë ka ndodhur? E dashura e Di Caprio poza të nxehta me një mashkull tjetër (FOTO)

Këto poza të nxehta të dashurës së aktorit Leonardo Di Caprio po realizohen për një reklamë të markës së njohur “Dolce & Gabbana”.

Modelja e njohur Vittoria Ceretti po punon së bashku me aktorin Theo James ndërsa këto imazhe janë siguruar nga mediat e huaja. Paparacët kanë mundur të sigurojnë këto foto gjatë xhirimeve të cilat u zhvilluan në ishullin italian të Caprit.

Pavarësisht momenteve mjaft intime të dyshes të dy po shijojnë romancat respektive.

James është i martuar që nga viti 2018 me aktoren Ruth Kearney me të cilën ka dy fëmijë, ndërsa Ceretti është në lidhje me DiCaprio për gati një vit.

Ceretti, e cila më herët ka qënë martuar me DJ italian Matteo Milleri nga 2020 deri në 2023, është e njohur për bashkëpunimet e saj me markat luksoze të modës si Chanel, Prada, “Dolce & Gabbana” dhe Moschino. Ajo gjithashtu ka ecur përkrah supermodeleve si Kendall Jenner dhe Claudia Schiffer.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.