Vrau gruan, i fshehu trupin dhe i përdorte telefonin për të fshehur gjurmët, ngjarja e rëndë që tronditi Italinë

Një ngjarje e rëndë dhe shokuese është regjistruar në Itali. Një burrë, dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij Francesca Deidda 42-vjeç rreth

Korrik 9, 2024 - 14:50
 0
Vrau gruan, i fshehu trupin dhe i përdorte telefonin për të fshehur gjurmët, ngjarja e rëndë që tronditi Italinë

Një ngjarje e rëndë dhe shokuese është regjistruar në Itali. Një burrë, dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij Francesca Deidda 42-vjeç rreth një muaj më parë, duke fshehur edhe trupin e saj përgjatë gjithë kësaj kohe.

Por për të mbuluar ngjarjen e rëndë dhe për të fshehur gjurmët, 43-vjeçari Igor Sollai përdori telefonin e gruas për të krijuar idenë se ajo është gjallë.

Ai u dërgoi mesazh familjarëve dhe miqve të gruas me numrin e saj, me tekst: “më duhet pak kohë sa të marr veten pas ndarjes”. Në rast të telefonatave, autori nuk e hapte asnjë herë.

Hetuesit pretendojnë se mesazhet dhe email-et që i janë dërguar kompanisë ku punonte viktima janë shkruar nga burri.

E gjithë kjo skemë, që nga fshehja e trupit e deri tek përdorimi i telefonit, ishte përdorur për të fshehur gjurmët dhe për të krijuar idenë që ajo ishte gjallë, duke mos u dhënë mundësinë familjarëve dhe miqve të saj të denonconoin rastin në autoritetet përkatëse.

Mëngjesin e sotëm, gjyqtari hetues i gjykatës së Cagliarit vuri në fuqi arrestimin e bashkëshortit të saj, Igor Sollai, me urdhër të Prokurorisë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.