“Xhimi kishte katër plagë në zemër dhe tre në bark”, bashkëshortja e Xhuljano Mihos tregon momentet e tmerrit: Pas vrasjes u tha fëmijëve se …

Bashkëshortja e Xhuljano Mihos, me të cilin 27-vjeçarja ishte në proces divorci, ka treguar se kishte denoncuar 39-vjeçarin në polici për shkak të kërcënimeve me jetë nga ana e tij. Në një lidhje live në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ajo ka rrëfyer edhe momentet e tmerrit nga ngjarja makabre. Ajo ka treguar […]

Korrik 9, 2024 - 15:15
 0
“Xhimi kishte katër plagë në zemër dhe tre në bark”, bashkëshortja e Xhuljano Mihos tregon momentet e tmerrit: Pas vrasjes u tha fëmijëve se …

Bashkëshortja e Xhuljano Mihos, me të cilin 27-vjeçarja ishte në proces divorci, ka treguar se kishte denoncuar 39-vjeçarin në polici për shkak të kërcënimeve me jetë nga ana e tij.

Në një lidhje live në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ajo ka rrëfyer edhe momentet e tmerrit nga ngjarja makabre.

Ajo ka treguar se si ngjarja ndodhi në sy të fëmijëve, ndërsa Xhimi kishte në trup 4 plagë në zemër, tre në bark dhe therje në duar.

“Xhimi ishte me kurriz po kalonte anës rrugës. Ky i vajti me vrap. I bërtita: Xhimi vrapo, por ai kishte telefonin në dorë dhe nuk më dëgjoi. Xhuliano e goditi menjëherë në bark. U hutuam të tërë sepse ishin të pranishëm edhe fëmijët. Donte të godiste edhe mbesën time 3-vjeçe.

Më pas Xhuljano erdhi i qetë dhe u tha fëmijëve “Iku bushi”, thashë faleminderit zotit që nuk ka ndodhur gjë.

Xhimin e gjeta më vonë pa ndjenja në një hyrje pallati. Ishte i mbuluar në gjak. E kishte goditur 4 herë në zemër 3 në bark. Duart e prera. Nuk ishte në gjaknxehtësi. Ishte me paramendim se ta godasësh aq herë qëllimi është ta vrasësh”, tha ajo.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.