Dritan Goxhaj fiton betejën edhe në Gjykatën e Lartë, ish-luftëtari i UÇK nuk do të ekstradohet në Hagë

Gjykata e Lartë vendosi rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Apelit për ekstradimin e Dritan Goxhajt. Në Gjykatën e Lartë u mbajt seanca për çështjen e ekstradimit për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, të Dritan Goxhajt. Prokuroria e Apelit kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Gjykatës se Apelit që refuzonte […]

Korrik 9, 2024 - 15:40
 0
Dritan Goxhaj fiton betejën edhe në Gjykatën e Lartë, ish-luftëtari i UÇK nuk do të ekstradohet në Hagë

Gjykata e Lartë vendosi rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Apelit për ekstradimin e Dritan Goxhajt. Në Gjykatën e Lartë u mbajt seanca për çështjen e ekstradimit për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, të Dritan Goxhajt.

Prokuroria e Apelit kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Gjykatës se Apelit që refuzonte ekstradimin e Dritan Goxhajt për llogari të Gjykatës Speciale në Hagë, duke kërkuar sërish ekstradimin e tij drejt Kosovës.

Dritan Goxhaj u arrestua për qëllime ekstradimi më 31 korrik të vitit të kaluar.

Procesi gjyqësor i tij zgjati mbi 70 ditë dhe Gjykata e Apelit vendosi mos ekstradimin e Goxhajt, ndërsa arrestimin e tij e shpall i paligjshëm.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.