“Kërkoj falje që mbijetova, por jam kthyer”, kryeministri sllovak kthehet në punë pas atentatit, ja mënyra e veçantë që përdori për të hyrë në zyrë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, tha se është rikthyer në punë të martën, gati dy muaj pasi u plagos nga një person i armatosur. Fico, 59 vjeç, u qëllua nga afër më 15 maj, në një qytet të Sllovakisë qendrore dhe iu nënshtrua dy operacioneve të gjata. Personi i armatosur, i identifikuar nga mediat sllovake […]

Korrik 9, 2024 - 15:55
 0
“Kërkoj falje që mbijetova, por jam kthyer”, kryeministri sllovak kthehet në punë pas atentatit, ja mënyra e veçantë që përdori për të hyrë në zyrë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, tha se është rikthyer në punë të martën, gati dy muaj pasi u plagos nga një person i armatosur.

Fico, 59 vjeç, u qëllua nga afër më 15 maj, në një qytet të Sllovakisë qendrore dhe iu nënshtrua dy operacioneve të gjata.

Personi i armatosur, i identifikuar nga mediat sllovake si Juraj Cintula, 71 vjeç, është në paraburgim në pritje të gjykimit.

Mediat sllovake shkruan se Fico, i cili shpesh kritikohet nga Bashkimi Evropian për shkak të prirjeve nacionaliste, shkoi në mbledhjen e kabinetit të tij përmes një tuneli, për t’i shmangur gazetarët.

“Të nderuara media liberale progresive dhe opozitë, kërkoj falje që mbijetova, por jam kthyer”, shkroi Fico në Facebook, duke postuar edhe një fotografi në zyrën e tij

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.