Fundi i një “epoke”, arbitri Orsato “mbyll hesapet” me UEFA-n, kandidaturat për zëvendësimin e tij

Ishte padyshim ndër më të mirët e gjeneratës së tij. Ndeshja çerekfinale mes Anglisë dhe Zvicrës në Euro 2024, duket se ka qenë e fundit në karrierë për arbitrin Daniele Orsato, me italianin, i cili ishte fillimisht mes kandidatëve për të gjykuar finalen e datës 14 korrik, por tashmë UEFA nuk e ka më në […]

Korrik 9, 2024 - 16:10
 0
Fundi i një “epoke”, arbitri Orsato “mbyll hesapet” me UEFA-n, kandidaturat për zëvendësimin e tij

Ishte padyshim ndër më të mirët e gjeneratës së tij. Ndeshja çerekfinale mes Anglisë dhe Zvicrës në Euro 2024, duket se ka qenë e fundit në karrierë për arbitrin Daniele Orsato, me italianin, i cili ishte fillimisht mes kandidatëve për të gjykuar finalen e datës 14 korrik, por tashmë UEFA nuk e ka më në plane 48-vjeçarin.

Orsato është kthyer në Itali teksa i jep kështu fund një karriere 18-vjeçare dhe pas largimit të tij, protagonisti kryesor për të gjykuar finalen e Euro 2024 është shndërruar Marciniak, me polakun nuk ka qenë në nivelin e tij më të mirë këtë sezon, teksa mbahet mend për një gabim në gjysmëfinalen e Champions League mes Real Madrid dhe Bayern Munich.

Sakaq, dy opsione të tjera për UEFA-n në lidhje me finalen e Evropianit janë edhe Michel Oliver, por anglezi mund të penalizohet nëse Anglia shkon në finale, ashtu si edhe François Letexier, që në rast se Franca mbërrin në finale, nuk do të mund të arbitronte në Berlin.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.