EURO 2024/ Skandal seksual në qendrën sportive të kombëtares shqiptare në Gjermani, Prokuroria e Dortmundit nis hetimin

Prokuroria publike e Dortmundit po heton një mbikëqyrës të kombëtares shqiptare të futbollit, raportojnë mediat gjermane. Mësohet se hetimi ka nisur pas dyshimeve se ka pasur një ngacmim seksual në qendrën sportive Kamen-Kaiserau. Skuadra shqiptare u akomodua aty gjatë Kampionatit Europian. Pak para ndeshjes së fundit në grup, supervizori mësohet se ka kapur për krahu […]

Korrik 9, 2024 - 16:35
 0
EURO 2024/ Skandal seksual në qendrën sportive të kombëtares shqiptare në Gjermani, Prokuroria e Dortmundit nis hetimin

Prokuroria publike e Dortmundit po heton një mbikëqyrës të kombëtares shqiptare të futbollit, raportojnë mediat gjermane.

Mësohet se hetimi ka nisur pas dyshimeve se ka pasur një ngacmim seksual në qendrën sportive Kamen-Kaiserau. Skuadra shqiptare u akomodua aty gjatë Kampionatit Europian. Pak para ndeshjes së fundit në grup, supervizori mësohet se ka kapur për krahu një punonjëse hoteli. Më pas aktet seksuale ndodhën kundër vullnetit të saj.

Prokuroria publike nuk ka dhënë asnjë informacion për shëndetin e gruas. Ajo tani është duke hetuar se deri në çfarë mase i akuzuari ka vepruar kundër vullnetit të gruas.

Aktualisht nuk ka një urdhër arresti. I akuzuari, i cili nuk është as lojtar, as trajner dhe as zyrtar, është kthyer në Shqipëri.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.