Nëpërkëmbja e turpshme që na bën Gjykata Ndërkombëtare e Hagës

Nga Bajram Peçi Nuk ia ka bërë Jakup Krasniqit, por gjithë shqiptareve! E ka detyruar të heqi kravatën e cila na paskish qenë me shqiponjë e në ngjyrat e flamurit kombëtar të shqiptarëve. Pse e ka bërë kjo gjykatë këtë akt të shëmtuar, duhet që institucionet e shtetit shqiptar, Qeveria, Presidenca apo tjetër kush, përmes […]

Korrik 9, 2024 - 17:05
 0
Nëpërkëmbja e turpshme që na bën Gjykata Ndërkombëtare e Hagës

Nga Bajram Peçi

Nuk ia ka bërë Jakup Krasniqit, por gjithë shqiptareve! E ka detyruar të heqi kravatën e cila na paskish qenë me shqiponjë e në ngjyrat e flamurit kombëtar të shqiptarëve. Pse e ka bërë kjo gjykatë këtë akt të shëmtuar, duhet që institucionet e shtetit shqiptar, Qeveria, Presidenca apo tjetër kush, përmes një kërkese, ankese apo proteste të kërkojë në rrugë institucionale shpjegimet e këtij qendrimi të çuditshëm, fyes për të pandehurin e poshtërim që kapëxen muret e gjykatës!

Ta detyrosh personin nën akuzë për ngjyrat e një veshjeje, në përputhje e përshtatje si me kodin e veshjes, ashtu dhe me moralin, është pothuaj njëlloj sikur ta detyrosh të hiqet zvarrë, të zvarritet para një trupe, që haptas përmes sjelljes pranon që është politike, e njëanshme, për të mos thënë që është albanofobe!
Pse shteti shqiptar dhe jo shteti i Republikës Kosovës duhet të sipërmarrë një ankimim?!
Sepse kuq e zi dhe shqiponjë e zezë në fushë të kuqe është e Republikës së Shqipërisë. Republikën e Kosovës e detyruan (qysh me projektin e paketës Ahtisaari) të mos i njohi si simbole të popullit të saj, pavarëisht se nën hijen e betimin ndaj këtij flamuri ranë mijëra në luftën për liri e mijëra të tjerë u dergjën, torturuan e u vranë burgjeve të regjimit serb, sepse kishin shpalosur kët flamur në dasma e protestat kombëtare të 1981-shit.

Një reagim të fuqishëm, po të dojë, e bën edhe Qeveria e Kosovës, çka varet më së shumti nga subjektivizmi: i don më shumë këta luftëtarë, dikur kundërshtarë politikë të saj, në burg apo në liri!?
Kulti i frikshëm i Gjykatës Hagës, me nxitjen vullnetare të marrëzisë së veshjes, vëndi ku paguhesh shumë mirë e jeton këndshëm, i ka marrë këto tipare vetëm në marrëdhënje me shqiptarët. Rreket pa reshtur prej muajsh që shteti shqiptar, që ata e dinë se është një vend ende me tradita të dobta demokratike, bëjnë presion që organet e saj gjyqësore të ekstradojnë publicistin Dritan Goxhaj, sepse një artikull të tij në mbrojtje të luftës për liri të luftëtarëve të Kosovës, e konvertojnë në “zbulim” të dëshmitarëve të Hagës! Dhe gjykatat tona vërdallosen mes mëdyshjeve, çtë bejmë?

Është e vështirë të përcaktosh se çfarë ndikimi ka kjo gjykatë multietnike nga Rusia imperialiste! Në politikën europiane tashmë shihet dhe është provuar se Rusia, përpos përkrahjes me të gjitha format, i ndihmon edhe financiarisht disa të djathta në Europë. Se me kë e me çfarë qendrimesh në Gjykaten e Hagës përfaqësohet Rusia, kërkush s’mund ta dijë!? Deri tani, pas katër vjetësh, ajo që shfaqet është se kësaj gjykate, gjithë zinxhiri drejtues i UÇK-së i duhet në burg.

Të gjithë këta drejtues që morën në sy rrezikun të rrëmbejnë armët ndaj Serbisë, që kishin filluar e po zbatonin ethshëm shfarrosjen e një race tjetër përmes genocidit, i duhen Hagës në burg, sepse të tillë i duhen Rusisë e Serbisë! Duke i mbajtur në burg, në një farë mënyre poshtëron luftën e një populli, i etiketon si terroristë; dikush tjetër nga ato katër shtete europiane që nuk e njohin, si irredentistë, pavarësisht vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që me 10 vota pro dhe 4 kundër ishte e mendimit se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Sipas gjykatës nga të gjitha të dhënat del se Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur as rezolutën 1244, si dhe as Kornizën Kushtetuese të UNMIK-ut. Në Gjykatën e Hagës, ku fliten të gjitha gjuhët, nuk e kupton dot theksin rus, as atë serb, as atë francez! Një prokuror, një gjykatës, është i aftë të luajë me peshoren, me të gjithë llojet e personazheve, madje edhe me më të pa interesuarën, ngjyrat apo siluetën e një shqiponje e cila është fyese për trupin gjykues.

Jakup Krasniqin, të cilin kam patur fatin ta takoj dy herë, në Prizren, ku na dha autografe në zarfat me pullat e Republikës së Kosovës për Shoqatën e Koleksionistëve të Shqipërisë, që unë përfaqësoja, dhe në 5 vjetorin e Gazetës “Shqip”. Ky mësues, i nderuar lexonjës, ska mbajtur kurrë armë në duar, në supe apo në banesë. Ai bashkimin deri në vetflijim me UÇk-në për çështjen kombëtare e ka patur përmes penës dhe Gjykata e Hagës edhe pas 20 vjetësh nuk ka shans të provojë se ai ka vrarë kënd apo ka urdhëruar të vritet kush!

Ai mbahet në burg veçse ishte një frymëzues i popullit që përket në luftën për shkëputjen nga prangat e kolonializmit serb.

Rasti e solli që sot shqiponjën fyese ndaj trupit gjykues ta kishte në kravatë. Larg qoftë ta kishte tatuazh!? Po ta kishte,… meqënëse një gjykatë europiane ka kohë që e ka hequr djegjen në turrën e druve, pse jo, mund të urdhërohej një heqje e tatuazhit me operacionin e lëkurës, ngjashëm siç lëkurkuqtë e shkrimtarit J. Fenimor Kooper u hiqnin të mundurve skalpin.

Thonë se pas ngjarjes ankesat janë të kota, por popullit i duhet t’i jepet të kuptojë ose dobësinë e tij, ose të lihet kushdo të shpërthejë urrejtjen ndaj simboleve tona kombëtare, ngjashëm si ndodh me tifozat e Serbisë!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.