Kush e dha urdhrin për zhdukjen e serverëve më “21 Janar”? Dervishi: SPAK të hetojë nga Berisha deri te ish-gardistët

Gazetari Ferdinand Dervishi ka folur lidhur me vrasjet e “21 Janarit” në bulevard. Ai tha se vrasjet tashmë do të hetohen nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Kreu i SPAK deklaroi dje në një bashkëbisedim me gazetarët se do të nisë hetimet me tu zbardhur vendimi i Gjykatës së Lartë. Në bazë të këtij vendimi […]

Korrik 9, 2024 - 17:25
 0
Kush e dha urdhrin për zhdukjen e serverëve më “21 Janar”? Dervishi: SPAK të hetojë nga Berisha deri te ish-gardistët

Gazetari Ferdinand Dervishi ka folur lidhur me vrasjet e “21 Janarit” në bulevard. Ai tha se vrasjet tashmë do të hetohen nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme.

Kreu i SPAK deklaroi dje në një bashkëbisedim me gazetarët se do të nisë hetimet me tu zbardhur vendimi i Gjykatës së Lartë. Në bazë të këtij vendimi kërkohet hetimi për Berishën, Bashën dhe Ndrea Prendin për rolin e tyre si urdhërues të “21 janarit”.

Për gazetarin Ferdinand Dervishi, fakti që dosja pas më shumë se 13 vitesh është në dorë të SPAK është meritë e familjarëve të viktimave. Ai tha Prokuroria e Posaçme duhet të hetojë nga ish-kryeministri Berisha deri te ish-kreu i Gardës. Dervishi shtoi se SPAK duhet të zbulojë se kush i fshiu serverat dhe pse iu bë presion prokurorisë për keqhetim dhe intimidim.

“Nuk është meritë e strukturave të drejtësisë së shtetit shqiptar por meritë e familjarëve të Aleks Nikës që e çuan dosjen në Strasburg. Të mos mburret njeri me këtë. Të mos harrojmë që SPAK ka rolin për të hetuar Berishën, ish kryeministri, Lulzim Basha, ish ministri i Brendshëm dhe ish kreu i Gardës. SPAK meqë hapi këtë dosje do të hetojë dhe personat e tjerë të përfshirë. Nga Sali Berisha tek i fundit që t’i shkojë hetimeve deri në fund. Të mund të bëhet ndonjë i penduar që të tregojë pse u fshinë serverat, pse iu bë presion prokurorisë për intimidim e keqhetim, pse policia nuk zbatoi urdhrat e arrestit të gardistëve. Është histori e madhe që do kohën e vet por SPAK do ia dalë mbanë”, tha Dervishi për Report Tv.

Më 14 nëntor 2023, Gjykata e Strasburgut urdhëroi nxjerrjen e përgjegjësve të vërtetë, ata që urdhëruan gardën të shtijë me armë ndaj turmës së protestuesve. Ndërkohë, Gjykata e Lartë pranoi kërkesën e familjarëve që dosja të hetohej nga SPAK.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.