Turisti spanjoll vritet nga tufa e elefantëve në Afrikën e Jugut

Një turist nga Spanja u godit për vdekje nga elefantët në një park kombëtar në Afrikën e Jugut. 43-vjeçari nga Zaragoza u vra

Korrik 9, 2024 - 17:50
 0
Turisti spanjoll vritet nga tufa e elefantëve në Afrikën e Jugut

Një turist nga Spanja u godit për vdekje nga elefantët në një park kombëtar në Afrikën e Jugut.

43-vjeçari nga Zaragoza u vra të dielën në mëngjes në Pilanesberg, rreth 200 km në veri të Johanesburgut.

Zyrtarët e parkut thonë se burri, i cili ishte në park me tre shokë, doli nga makina dhe iu afrua tufës për të bërë një foto.

Pavarësisht paralajmërimeve për të mos dalë, turisti u nis drejt kopesë, e cila kishte edhe tre këlyshë. Një femër, drejtuesja e tufës, ka sulmuar turistin që nuk ka mundur të shpëtojë.

Tufa nuk ka shfaqur agresion ndaj kalimtarëve të tjerë, raporton Guardian.

Është krejtësisht e natyrshme që elefantët të mbrojnë të vegjlit e tufës në çfarëdo mënyre. Turistët jo gjithmonë i kuptojnë rreziqet e kafshëve të egra./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.