Vdekja e motrës së ish-futbollistit të Fiorentinës, nëna akuzon djalin: Ai urdhëroi vrasjen

Nëna e ish-futbollistit të Fiorentinës, Karlos Salcedo, ka akuzuar të birin dhe nusen e tij për vdekjen e së bijës. Pak ditë më

Korrik 9, 2024 - 20:50
 0
Vdekja e motrës së ish-futbollistit të Fiorentinës, nëna akuzon djalin: Ai urdhëroi vrasjen

Nëna e ish-futbollistit të Fiorentinës, Karlos Salcedo, ka akuzuar të birin dhe nusen e tij për vdekjen e së bijës.

Pak ditë më parë bota u trondit për vdekjen e Paola Salcedo, një yll i televizionit Meksikan. Lidhur me vdekjen e saj nëna akuzon ish-futbollistin dhe bashkëshorten e tij si njerëzit që kanë urdhëruar vrasjen e së bijës.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Maria Isabel, ka lëshuar akuza shumë të rënda. “Ai dhe gruaja e tij janë personat që e urdhëruan vrasjen, tani duan të largohen nga vendi”, shkruante ajo mes akuzave të rënda për të birin.

Ndër të tjera, ajo argumentonte se kërkesa e lojtarit për t’u larguar nga klubi i Kruz Azul, ishte pikërisht për këtë arsye.

Policia po heton ende ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë, kur Paola u vra me armë zjarri kur po dilte nga një kinema me të birin.

Edhe pse policia nuk ka ngritur akuza ndaj futbollistit, shumë personazhe të njohura në Meksikë kanë filluar të shpërndajë postimet e mamasë së tij.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.