Udhëtimi romantik kthehet në makth për çiftin e famshëm/ U grabisin në Paris unazën magjepsëse me vlerë 100 mijë dollarë

Nisi si një udhëtim romantik në Paris, por u kthye në një episod makthi për këngëtarin Guaynaa dhe aktoren e blogeren Lele Pons. Këngëtari i “Chica Ideal” Guaynaa ndau lajmin tronditës në Instagram për vjedhjen e unazës 100 mijë dollarë: “Me keqardhje ju njoftojmë se ishim viktima të një grabitjeje në Paris dhe unazës së […]

Korrik 9, 2024 - 22:45
 0
Udhëtimi romantik kthehet në makth për çiftin e famshëm/ U grabisin në Paris unazën magjepsëse me vlerë 100 mijë dollarë

Nisi si një udhëtim romantik në Paris, por u kthye në një episod makthi për këngëtarin Guaynaa dhe aktoren e blogeren Lele Pons.

Këngëtari i “Chica Ideal” Guaynaa ndau lajmin tronditës në Instagram për vjedhjen e unazës 100 mijë dollarë:

“Me keqardhje ju njoftojmë se ishim viktima të një grabitjeje në Paris dhe unazës së martesës së gruas sime, e cila përfaqësonte shumë gjëra të bukura për ne. Është vjedhur”, ka shkruar ai në spanjisht.

“Nuk ka asnjë pjesë tjetër që mund të zëvendësojë atë që ajo unazë simbolizon për ne dhe momentet e bukura dhe magjike. Ju lutemi, kujdesuni mirë për gjërat tuaja kur shkoni atje dhe mos i besoni askujt. Kjo është bërë praktikë e zakonshme”, shtoi 31-vjeçari.

Guaynaa dhe Pons u martuan më 4 mars 2023, në Miami, Florida, pasi ai propozoi në Tomorrowland më 31 korrik 2022.

Edhe Lele Pons bëri një postim në Instagram.

“Është zemërthyese sepse kjo unazë do të thotë uniteti ynë”, shkroi ajo.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.