Ndalet ëndrra e Kanadasë, Argjentina shkon në finalen e Kupës së Amerikës

Pas Europianit, edhe Kupa e Amerikës e ka finalisten e saj të parë dhe ajo është Argjentina. Bardhekaltrit mundën me rezultatin e pastër 2-0 Kanadanë, që konsiderohej si një nga surprizat e këtij kompeticioni për shkak të ndeshjeve të bukura të zhvilluara. Për Argjentinën shënuan Alvarez dhe Messi, teksa kanadezët, ndonëse provuan shumë, nuk mundën […]

Korrik 10, 2024 - 09:20
 0
Ndalet ëndrra e Kanadasë, Argjentina shkon në finalen e Kupës së Amerikës

Pas Europianit, edhe Kupa e Amerikës e ka finalisten e saj të parë dhe ajo është Argjentina.

Bardhekaltrit mundën me rezultatin e pastër 2-0 Kanadanë, që konsiderohej si një nga surprizat e këtij kompeticioni për shkak të ndeshjeve të bukura të zhvilluara.

Për Argjentinën shënuan Alvarez dhe Messi, teksa kanadezët, ndonëse provuan shumë, nuk mundën ta gjenin rrugën e rrjetës.

Tashmë kampionët e botës në fuqi do të presin përballjen mes Uruguait dhe Kolumbisë për të njohur rivalin e tyre në finalen e Kupës së Amerikës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.