Misteri i vrasjes së spikeres së famshme, akuzat për vëllanë futbollist

Paola Salcedo, motra e futbollistit Carlos Salcedo, u qëllua për vdekje më 29 qershor 2024 në Huixquilucan (Meksikë). Viktima, një prezantuese dhe modele

Korrik 10, 2024 - 10:10
 0
Misteri i vrasjes së spikeres së famshme, akuzat për vëllanë futbollist

Paola Salcedo, motra e futbollistit Carlos Salcedo, u qëllua për vdekje më 29 qershor 2024 në Huixquilucan (Meksikë).

Viktima, një prezantuese dhe modele e famshme, thuhet se është sulmuar nga dy kriminelë pasi ka ndjekur një shfaqje cirku me djalin e saj.

Prokuroria e Përgjithshme ka arrestuar dy vrasësit e dyshuar të vajzës 29-vjeçare.

Fotografi e Paolës me ish-partnerin e saj, portierin uruguaian Nicolás Vikonis dhe djalin e tyre.

Në deklaratat e tyre të para në Gjykatën e Tlalnepantla-s, ata dyshohet se kanë tentuar të grabisin Paola Salcedo, pasi kanë theksuar se e reja ishte e veshur mirë dhe ngiste me një makinë të shtrenjtë, ndaj ata kërkonin paratë e nevojshme për të blerë drogë.

Carlos i përfshirë?

Megjithatë, familja nuk e beson këtë version dhe akuzon hapur ish-lojtarin e Fiorentinës (tani në Cruz Azul), duke besuar se ai është organizatori i krimit.

Nëna, María Isabel Hernández Navarrón, shkroi në Instagram:

“Drejtësia për vajzën time. Arsyeja e vërtetë pse Carlos Salcedo dëshiron të largohet nga vendi është sepse ai dhe gruaja e tij Andrea Navarro janë nxitësit e vrasjes së Paolës”.

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.