“Gërdeci”/ Nis seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, kush pritet të dëshmojë

Çelet sot seanca gjyqsore në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Të pranishëm në sallë janë vetë

Korrik 10, 2024 - 10:35
 0
“Gërdeci”/ Nis seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, kush pritet të dëshmojë

Çelet sot seanca gjyqsore në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Të pranishëm në sallë janë vetë i pandehuri shoqërur nga dy avokatët e tii, Henrik Ligori dhe Ardian Visha, 4 ekspertët që kanë përcaktuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga shpërthimi i 15 marsit 2008, familjarët e Erison Durdës dhe avokati mbrojtës Dorian Matlia.

Po ashtu edhe dy prokurorët e çështjes, Klodian Braho dhe Arben Kraja.

 Eskpertët e thirrur janë:

1-Bexhed Zeqiri- financier kontabël, aktualisht punonjës te KLSH, audit.

2-Ymer Stafa-ekonomist financar, pensionist.

3-Rasim Metallari- financier, punonjes te Universiteti i Mjekësisë, auditues i brendshëm

4-Latif Çela- financier i lartë, auditues te Ministria e Financave

5-Mondi Hoxha- punonjës në sektor privat, kompania Kastrati Group.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.