Pjerin Ndreu flet pas daljes nga SPAK: U thirra si person nën hetim për shpërdorim detyre

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, bëri të ditur se është thirrur nga SPAK si person nën hetim për shpërdorim detyre. Në prononcimin e

Korrik 10, 2024 - 11:50
 0
Pjerin Ndreu flet pas daljes nga SPAK: U thirra si person nën hetim për shpërdorim detyre

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, bëri të ditur se është thirrur nga SPAK si person nën hetim për shpërdorim detyre.

Në prononcimin e tij për gazetarës gjatë largimit nga ambientet e SPAK, ai theksoi se ishte thirrur për të dëshmuar në cilësinë e një personi në hetim.

“Zero shkelje procedura, zero dëm ekonomik. Ka një problem ku PD e Lezhës nuk është dakord t’i bëjmë trotuarin Lezhës, për të shpëtuar njerëzit. Jam në cilësinë e personit nën hetim, vepra penale e shpërdorimit të detyrës. Pra thashë është kallëzim politik dhe nuk ka të bëjë me korrupsion apo shkelje të barazisë në tenderë”, ”, tha ai.

Po ashtu, ai theksoi se do të paraqitet sërish në SPAK për të dhënë sqarime sa herë që do të jetë e nevojshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.