Zbardhen debatet për “Gërdecin”, gjyqtarja-mbrojtjes: E kryet misionin!; Avokati: Vazhdoni me telekomandimin

Seanca e sotme ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu në Gjykatën e Posaçme u shoqërua me debate të forta mes avokatëve edhe prokurorëve dhe avokatëve e gjykatës. Në vijimësi, gjykata refuzoi pyetjet e avokatëve drejt ekspertëve, çka ngjalli tension dhe replika. Kjo për faktin se avokatët kërkuan arsyetim për refuzimin e pyetjeve. Tensioni kulmoi me urdhrin për […]

Korrik 10, 2024 - 12:15
 0
Zbardhen debatet për “Gërdecin”, gjyqtarja-mbrojtjes: E kryet misionin!; Avokati: Vazhdoni me telekomandimin

Seanca e sotme ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu në Gjykatën e Posaçme u shoqërua me debate të forta mes avokatëve edhe prokurorëve dhe avokatëve e gjykatës. Në vijimësi, gjykata refuzoi pyetjet e avokatëve drejt ekspertëve, çka ngjalli tension dhe replika. Kjo për faktin se avokatët kërkuan arsyetim për refuzimin e pyetjeve. Tensioni kulmoi me urdhrin për nxjerrjen nga salla të avokatit të Mediut, Ardian Visha.

“E kryet misionin avokat”, tha kryesuesja Irena Gjoka, teksa Visha po linte sallën, ndërsa avokati iu përgjigj me “Vazhdoni me telekomandimin”.

Për shkak të dinamikës së seancës, aktit voluminoz ekonomiko financiar dhe faktit se është përpiluar vite më parë gjykata vendosi që palët duhet t’i paraqesin me shkrim pyetjet ndaj ekspertëve. Brenda ditës së nesërme palët duhet të depozitojnë pyetjet në gjykatë, që do ju përcillen ekspertëve. Seanca tjetër më 17 korrik, ora 09:00.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.