Muller lajmëron largimin nga kombëtarja: Mund të kem luajtur ndeshjen e fundit me Gjermaninë

Legjenda e Gjermanisë, Thomas Muller thuhet se do të tërhiqet nga detyra ndërkombëtare pas humbjes së vendit të tij në Euro 2024 nga

Korrik 10, 2024 - 15:00
 0
Muller lajmëron largimin nga kombëtarja: Mund të kem luajtur ndeshjen e fundit me Gjermaninë

Legjenda e Gjermanisë, Thomas Muller thuhet se do të tërhiqet nga detyra ndërkombëtare pas humbjes së vendit të tij në Euro 2024 nga Spanja.

Pas eliminimit zhgënjyes të Gjermanisë nga Euro 2024 pas humbjes 2-1 në çerekfinale ndaj Spanjës, 34-vjeçari la të kuptohet se ndeshja mund të jetë paraqitja e tij e fundit për Die Mannschaft.

“Të flasim realisht, është e mundur që kjo të jetë ndeshja ime e fundit ndërkombëtare”, tha ai. “Do të ulem më pas me trajnerin e kombëtares. Ne kemi një marrëdhënie shumë të besueshme. Por siç thashë, realisht është shumë e mundur.” /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.