I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Devi Kasmit, sekuestrohen pasuritë e Aurel Hoxhallarit

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë të SPAK ka konsifksuar pasuritë e Aurel Hoxhallarit,

Korrik 10, 2024 - 16:55
 0
I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Devi Kasmit, sekuestrohen pasuritë e Aurel Hoxhallarit
Devi Kasmi

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë të SPAK ka konsifksuar pasuritë e Aurel Hoxhallarit, i cili është dënar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Devi Kasmit.

GJKKO njofton se ka vendosur sekuestrimin e disa pasurive të Hoxhallarit dhe personave të lidhur me të.

Sipas vendimit Hoxhallarit i janë sekuestruar  disa pasuri të paluajtshme si banesa dhe magazina në disa zona të kryeqytetit.

Pasuritë e sekuestruara 

1. Pasuria objekt me sipërfaqe 30 m2 , me adresë: rruga “Aleksandri i Madh”, Yzberisht, Unaza e Re, Njësia Administrative Kashar, Tiranë, pjesë e objektit 1 (një) katësh për të cilin kanë aplikuar për t’a legalizuar shtetasit Aurel Hoxhallari dhe Elton Hoxhallari, me nr. Prot. *** e vitit 2009.

2. Pasuria objekt me sipërfaqe 20 m2 , me adresë: rruga “Teodor Keko”, Unaza e Re, Tiranë, pjesë e objektit 1 (një) katësh për të cilin kanë aplikuar për t’a legalizuar shtetasit Aurel Hoxhallari dhe Elton Hoxhallari, me nr. Prot. *** e vitit 2009 (shoqëruar me fotografitë përkatëse).

3. Pasuria me nr. ***, datë 21.04.2016, në emër të shtetases Kimete Hoxhallari (lidhur me banesën 3 (tre) katëshe në Yzberisht).

4. Pasurinë në proces legalizimi me nr. ***, datë 27.01.2015, në emër të shtetasit Nezhdet Hoxhallari (lidhur me banesën dhe magazinën në Kodër – Mëzez). • Kalimin në favor të shtetit të pasurive të konfiskuara.

Gjithashtu GJJKO vendosi heqjen e masës së sekuestros së vendosur me Vendimin nr. 156, datë 30.11.2020, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi pasuritë:

1. Pasuria me nr. ***, zona kadastrale ***, volumi **, faqe **, lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 300 m2 , e ndodhur në Yzberisht, në pronësi të shtetasit Aurel Hoxhallari. Kjo pasuri është blerë sipas kontratës së shitjes me nr. *** Rep. dhe *** Kol., datë 24.07.2007.

2. Pasuria me nr. ***, zona kadastrale ***, volumi. **, faqe ***, lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 400 m2, e ndodhur në Yzberisht, në pronësi të shtetasit Aurel Hoxhallari, referuar kontratës së shitblerjes nr. *** Rep. Dhe nr. *** Kol., datë 04.07.2007, Numri i pasurisë është ***, në përputhje edhe me volumin dhe faqe është i njëjtë.

3. Pasuria me nr. ***, zona kadastrale ***, volumi **, faqe ***, lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 210 m2 , e ndodhur në Yzberisht, në pronësi të shtetasit Aurel Hoxhallari.

4. Pasuria e llojit “Apartament” me nr. pasurie ***, volumi **, faqe **, me sipërfaqe 61.2 m2 , me adresë: rruga “Muhamet Gjollesha”, pallati nr. 7, shk. 1, kati 3, apartamenti 5, Tiranë, në pronësi të shtetases Dhorothea Male, e vërtetuar kjo nëpërmjet Kontratës me nr. *** Rep. dhe nr. *** Kol., datë 23.04.2014.

Aurel (Altin) Hoxhallari është dënuar me burgim të përjetshëm pasi akuzohet për vrasjen e Dejvi Kasmit.  Ky i fundit u ekzekutua në 29 janar 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

Në janar të vitit 2023, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi  gjykim dosjen në ngarkim të shtetasit Aurel (Altin) Hoxhallari, i akuzuar për një sërë veprash penale, me në total 70 vite burg dhe një burgim të përjetshëm.

Në fund, prokurori kërkoi që dënimet të bashkoheshin në një të vetëm dhe ai të ishte burg përjetë. Kjo kërkesë u pranua nga Gjykata e Posaçme. Ai akuzohet se është porositës i vrasjes së Dejvi Kasmit, ndërsa në burg bashkë me të është dhe komando grek që kreu vrasjen, Ethymiou Ethymiou.

Dejvi Kasmi u ekzekutua në një atentat mafioz në Tiranë, mbrëmjen e 29 janarit 2018, nga një ekzekutor me pagesë. Ish-komandoja grek Ethimios Efthimiou u zbulua dhe u arrestua nga autoritetet shqiptare, të cilat e kanë dënuar edhe atë me burgim të përjetshëm./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.