Lamtumirë Aristir Lumezi! Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë gazetari i shtypit shqiptar

Ndahet nga jeta gazetari Aristir Lumezi. Prej disa kohësh ai po luftonte me një sëmundje të rëndë dhe ditën e sotme ka ndërruar jetë. Aktualisht Lumezi mbante postin e kryeredaktorit të gazetës “Panorama”. Ai është ndarë nga jetë në moshën 57-vjeçare. Gazetari Aristir Lumezi kishte një eksperiencë prej më shumë se dy dekada në media, […]

Korrik 10, 2024 - 17:25
 0
Lamtumirë Aristir Lumezi! Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë gazetari i shtypit shqiptar

Ndahet nga jeta gazetari Aristir Lumezi. Prej disa kohësh ai po luftonte me një sëmundje të rëndë dhe ditën e sotme ka ndërruar jetë.

Aktualisht Lumezi mbante postin e kryeredaktorit të gazetës “Panorama”. Ai është ndarë nga jetë në moshën 57-vjeçare. Gazetari Aristir Lumezi kishte një eksperiencë prej më shumë se dy dekada në media, kryesisht në atë të shkruar.

Varrimi do të bëhet ditën e enjte në 11 korrik në orën 12:00. Ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet në ambientet e Funeral Home Parajsa, në rrugën “Muhedin Llagani”.

Trupi i pajetë i gazetarit do të prehet përgjithmonë në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Pritjet për ngushëllime do të zhvillohen po tek Funeral Home Parajsa në datat 12 dhe 13 korrik nga pra 10:00-13:00 dhe nga ora 17:00-20:00.

Redaksia e JavaNews i shpreh ngushëllime familjarëve dhe të afërmve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.