Vrau bashkëjetuesin e ish-gruas, lihet në qeli Xhuliano Miho

Gjykata e Fierit ka lënë në burg Xhuliano Mihon, autori i dyshuar i vrasjes së 23-vjeçarit Xhimi baka. Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen ‘’11 Janari’’ në Fier, mbrëmjen e 4 korrikut, kur Miho plagosi me thikë disa herë 23-vjeçarin dhe ky i fundit ndërroi jetë. Shkak dyshohet se ka qenë divorci mes autorit […]

Korrik 10, 2024 - 18:15
 0
Vrau bashkëjetuesin e ish-gruas, lihet në qeli Xhuliano Miho

Gjykata e Fierit ka lënë në burg Xhuliano Mihon, autori i dyshuar i vrasjes së 23-vjeçarit Xhimi baka.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen ‘’11 Janari’’ në Fier, mbrëmjen e 4 korrikut, kur Miho plagosi me thikë disa herë 23-vjeçarin dhe ky i fundit ndërroi jetë.

Shkak dyshohet se ka qenë divorci mes autorit dhe ish- bashkëshortes së tij, e cila së fundi kishte nisur një bashkëjetesë me 23-vjeçarin.

Teksa 39-vjeçari tashmë ka rënë në pranga, ai do të përballet me akuzat e veprave penale ‘’Vrasje me dashje’’ dhe ‘’Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve të ftohta’’.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, ka regjistruar procedimin penal për ‘Vrasje me dashje’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ parashikuar nga nenet 76 dhe 279 të Kodit Penal ndaj shtetasit Xh.M., i cili pak ditë më parë goditi me mjet të mprehtë shtetasin Xh.B. I riu humbi jetën për shkak të plagëve të mara.

Në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u bë e mundur dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 05.07.2024, në lagjen “11 Janari”, Fier.

Pas arrestimit në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit Xh.M., Prokuroria Fier kërkoi në gjykatë vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale. Kjo kërkesë u miratua nga Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Në lidhje me këtë procedim penal, prokuroria informon se po kryhen hetime të plota dhe në dinamikë me qëllim përcaktimin e rrethanave të plota, motiveve dhe dinamikës së ngjarjes.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.