Banorët në panik pasi zjarri iu afrua banesave në Dropull: Do të digjeshim nëse nuk do ndërhynte helikopteri

Zjarri që gjendej në mëngjes në kreshtën e malit të Gjerë dhe që mbërriti nga bashkia e Finiqit, i favorizuar nga era, rrezikoi edhe fshatin Sofratikë në Dropull. Deri tani është ndërhyrë nga ajri pasi zona e zjarrit ishte e paarritshme për efektivët. Zjarri gjendet rreth 300 m larg fshatit Sofratikë qendra e Dropullit të […]

Korrik 10, 2024 - 18:15
 0
Banorët në panik pasi zjarri iu afrua banesave në Dropull: Do të digjeshim nëse nuk do ndërhynte helikopteri

Zjarri që gjendej në mëngjes në kreshtën e malit të Gjerë dhe që mbërriti nga bashkia e Finiqit, i favorizuar nga era, rrezikoi edhe fshatin Sofratikë në Dropull. Deri tani është ndërhyrë nga ajri pasi zona e zjarrit ishte e paarritshme për efektivët.

Zjarri gjendet rreth 300 m larg fshatit Sofratikë qendra e Dropullit të Poshtëm. Banorët shprehen se nëse nuk do të ndërhynte helikopteri, situata do të ishte tepër serioze.

“Situata është e vështirë, mos të kishte ardhur helikopteri, u dogjëm. Zjarri erdhi direkt nga era, u frikësuam. Do e kishim të pamundur pa helikopterin”-shprehen banorët.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.