Grabitje e armatosur në një argjendari në Romë, shkëmbim zjarri mes autorëve dhe rojës së sigurisë

Itali – Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e sotme në një argjendari në qendrën tregtare Roma Est. Sipas medieve ialiane, dy grabitësit

Korrik 10, 2024 - 18:40
 0
Grabitje e armatosur në një argjendari në Romë, shkëmbim zjarri mes autorëve dhe rojës së sigurisë

Itali – Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e sotme në një argjendari në qendrën tregtare Roma Est.

Sipas medieve ialiane, dy grabitësit me fytyrë të mbuluar pasi kanë kërcënuar shitësen kanë marrë bizhuteritë e floririt.

Një roje sigurie ka ndërhyrë dhe ka pasur shkëmbim zjarri.

Dy grabitësit arritën që të largoheshim me një makinë. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë është lajëmruar policia dhe kanë nisur kërkimet për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve të cilët kanë qëlluar disa herë para se të iknin duke shkaktuar panik mes turmës.

Policia po heton rastin./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.