Stoltenberg: Kina rrezikon marrëdhëniet normale me NATO-n nëse vazhdon të mbështesë Rusinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur sot në Forumin Publik të NATO-s. Ai thotë se Kina rrezikon “marrëdhëniet e saj

Korrik 10, 2024 - 18:40
 0
Stoltenberg: Kina rrezikon marrëdhëniet normale me NATO-n nëse vazhdon të mbështesë Rusinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur sot në Forumin Publik të NATO-s.

Ai thotë se Kina rrezikon “marrëdhëniet e saj normale” me aleatët e NATO-s nëse nuk rimendon mbështetjen e saj për Rusinë.

Stoltenberg thotë se Kina ishte “mundësuesi kryesor” i luftës së Rusisë, përpara Iranit dhe Koresë së Veriut.

“Ata po dërgojnë veglat, pajisjet, mikroelektronikën,” thotë ai.

“Gjithçka që i nevojitet Rusisë”.

Ndërsa Stoltenberg shton se “mbetet për t’u parë se sa larg janë të gatshëm të shkojnë aleatët” për të ndëshkuar Kinën, ai beson se koha e pasojave mund të jetë duke u afruar.

“Nëse Kina vazhdon nuk mund të kenë marrëdhënie normale me aleatët e NATO-s”, tha ai.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.