Vrau dhe groposi 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj, burgim të përjetshëm Kristjan Cenajt

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim te përjetshëm 32-vjecarin Kristjan Cenaj i cili u akuzua për vrasjen e groposjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në Mamurras në vitin 2025. Bëhet me dije se kjo masë dënimi ishte kërkuar dhe nga prokurori i çështjes i cili arriti të provojë përfshirjen e tij në krim. Prokuroria kishte […]

Korrik 10, 2024 - 19:05
 0
Vrau dhe groposi 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj, burgim të përjetshëm Kristjan Cenajt

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim te përjetshëm 32-vjecarin Kristjan Cenaj i cili u akuzua për vrasjen e groposjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në Mamurras në vitin 2025. Bëhet me dije se kjo masë dënimi ishte kërkuar dhe nga prokurori i çështjes i cili arriti të provojë përfshirjen e tij në krim.

Prokuroria kishte kërkuar edhe “aplikimin e periudhës së sigurisë” që nënkupton se edhe pasi të bënte 35 vite burg të mos i jepej mundësia për lirim për kohë me kusht, por kjo nuk është pranuar nga gjykata. Nga ana tjetër mësohet se avokati i familjarëve te viktimës u shpreh i kënaqur me vendimin, por kërkon zgjerim te hetimeve.

Në vitin 2015 Kristjan Cenaj vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj në Mamurras për t’i vjedhur viktimës orën Rolex dhe varesen e floririt. Krimi u zbulua në 2022-shin kur u gjetën eshtrat e groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në Fushe Kuqe të Kurbinit, afro 7 vite nga zhdukja e 16-vjecarit. Kristjan Cenaj, i cili prej dy vitesh gjendet në paraburgim ka mbajtur qendrim mohues, duke pretenduar se nuk është ai vrasësi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.