Vrau dhe groposi 16-vjeçarin në Lezhë për t’i vjedhur Rolexin, dënohet me burgim të përjetshëm Kristjan Cenaj

Kristjan Cenaj, 32 vjeç është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Lezhës. Cenaj u shpall fajtor për vrasjen dhe groposjen e

Korrik 10, 2024 - 20:00
 0
Vrau dhe groposi 16-vjeçarin në Lezhë për t’i vjedhur Rolexin, dënohet me burgim të përjetshëm Kristjan Cenaj

Kristjan Cenaj, 32 vjeç është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Lezhës. Cenaj u shpall fajtor për vrasjen dhe groposjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në Mamurras, ngjarje e ndodhur në vitin 2016.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Aldi Kareco, ndërsa kjo masë dënimi ishte kërkuar dhe nga prokurori i çështjes Françesk Ganaj, i cili arriti të provojë përfshirjen e tij në krimin makabër.

Prokuroria kishte  kërkuar edhe “aplikimin e periudhes së sigurise” që nënkupton se “edhe pasi te bënte 35 vite burg të mos i jepej mundesia për lirim me kusht”, por kjo nuk u pranua nga gjykata.

Avokati i familjarëve të viktimes Eduart Mullaraj u shpreh i kënaqur me vendimin, por kërkon zgjerim të hetimeve, pasi në këtë krim janë të përfshire dhe persona të tjerë.

“Jemi të kënaqur me vendimin e marrë nga trupi gjykues. Do vazhdoj të këmbëngul për zbardhjen e kësaj të vërtete duke dalë dhe të tjerë që kanë qenë pjesë e këtij grupi për ekzekutimin e Mariglen Gjonajt. Ne po vazhdojmë edhe me hetime të tjera për të zbardhur të gjithë të vërtetën e këtij krimi”, tha avokati.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2016, ku dyshohet se Cenaj e ka marrë me forcë në makinë Mariglen Gjonajn për t’i vjedhur sendet me vlerë që mbante me vete, një orë Rolex në dorë dhe një varëse floriri në qafë.

Pasi i mori këto sende me dhunë, Cenaj dyshohet se e ka vrarë dhe më pas e ka groposur trupin për të fshehur ngjarjen./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.