Projektligji s’është marrë ende në shqyrtim, “ngec” shitblerja e pronave në Tiranë, ja arsyeja

Në Tiranë po shiten e po blihen më pak prona. Aktorë nga tregu i pasurive të paluajtshme e lidhin ngërçin me mosmiratimin e projektligjit që ul në 3 nga 15 për qind aktualisht tatimin për rivlerësimin e pronave. “Që nga momenti që u propozua ky projektligj e deri më sot që ai ende nuk është […]

Korrik 10, 2024 - 20:25
 0
Projektligji s’është marrë ende në shqyrtim, “ngec” shitblerja e pronave në Tiranë, ja arsyeja

Në Tiranë po shiten e po blihen më pak prona. Aktorë nga tregu i pasurive të paluajtshme e lidhin ngërçin me mosmiratimin e projektligjit që ul në 3 nga 15 për qind aktualisht tatimin për rivlerësimin e pronave.

“Që nga momenti që u propozua ky projektligj e deri më sot që ai ende nuk është miratuar, faktikisht i gjithë tregu i pasurive të paluajtshme ka pasur, po kalon një kolpas mund të them. Kjo pasi shitësit, në pritje të procesit të rivlerësimit i kanë stopuar të gjitha shitjet,” shprehet Ervin Demirxhiu, ekspert i vlerësimit të pasurive të paluajtshme.

Në mesin e muajit maj, deputetja socialiste. Blerina Gjylameti depozitoi në Kuvend projektligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me vetëm 3 për qind deri në 31 qershor 2025.

Por, nisma ligjore ende nuk është marrë për shqyrtim nga komisionet parlamentare, ndërsa nuk është përfshirë në kalendarin punës së Kuvendit, të paktën deri më 25 korrik kur është edhe seanca e fundit plenare.

“Kemi pasur prona në proces shitje që kanë pezulluar procesin. Njerëzit po i mbajnë pronat pa shitur dhe çdo vonesë në miratimin e projektligjit shton ngërçin.”

Nisma ligjore e propozuar nga Gjylemati parashikonte që diferenca mes çmimit të blerjes dhe shitjes të tatohej me vetëm 3 për qind duke iu kursyer një shumë të konsiderueshme zotëruesve të apartamenteve.

“Nëse kemi një apartament që shitet 100 mijë euro dhe ë herët zotëruesi i tij e ka blerë atë 80 mijë euro atëherë ai do të paguajë 3% tatim për diferencën 20 mijë euro. Pra do të paguajë 600 euro në vend të 3 mijë euro me 15 për qind tatim aktualisht.”

Në 13 vitet e fundit janë bërë 5 rivlerësime pronash dhe të gjitha kanë ndodhur përpara zgjedhjeve vendore ose të përgjithshme parlamentare, me tarifa që kanë variuar nga 1 për qind në vitin 2011 në 3 për qind dy rivlerësimet e fundit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.