Holandë 1 – 1 Angli, Simons nderon ‘tulipanët’ që në minutën e 7, Kane barazon me penallti

Holandë-Angli, pjesa e parë 7’- Gooool Holanda 1-0! Xavi Simons rrëmben një top në afërsi të zonës dhe me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, e ndal topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. 4’- Zbritje e rrezikshme e Holandës me Simons që vertikalizon për Malen, por del Pickford dhe ndal rrezikun. […]

Korrik 10, 2024 - 21:20
 0
Holandë 1 – 1 Angli, Simons nderon ‘tulipanët’ që në minutën e 7, Kane barazon me penallti

Holandë-Angli, pjesa e parë

7’- Gooool Holanda 1-0! Xavi Simons rrëmben një top në afërsi të zonës dhe me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, e ndal topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Holandë-Angli, pjesa e parë

4’- Zbritje e rrezikshme e Holandës me Simons që vertikalizon për Malen, por del Pickford dhe ndal rrezikun.

0′- Starton gjysmëfinalja. Holanda dhe Anglia duan finalen e madhe.

***

Holanda dhe Anglia zbresin sonte në fushën e blertë për të kërkuar një vend në finalen e Kampionatit Europian, ku fituesi i kësaj sfide do të ndeshet me Spanjën në Berlin, të dielën e 14 korrikut.

Tulipanët do të përballet kundër Anglisë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, takim i vlefshëm për raundin të gjysmëfinales së Kampionatit Europian 2024.

Skuadra Roland Kuman vjen në këtë ndeshje pas fitores 2-1 kundër Turqisë në çerekfinale. Ndeshja e sotme pritet t’i ngjajë një finaleje të parakohshme dhe për të fituar një biletë për në Berlin tulipanët kanë hedhur në fushën e lojës ekipin më të mirë pasi përballë një ekip mjaft të fortë siç është Anglia edhe pse “Tre Luanët” nuk kanë bindur aq sa duhet.

Gjithsesi, ata vijnë pas dy fitoreve, një ndaj Zvicrës dhe asaj ndaj Sllovakisë.

Trajnerët dhe lojtarët në dispozicion

Trajneri i Anglisë, Southgate duhet të zgjedhë nëse do të mbajë Ezri Konsa në qendër të mbrojtjes pasi ai zëvendësoi Marc Guéhi të pezulluar  kundër Zvicrës.

Southgate po shqyrton edhe gjendjen fizike të Harry Kane pasi kapiteni i Anglisë u largua me ngërç në kohën shtesë kundër Zvicrës.

Ivan Toney doli nga pankina dhe shënoi një nga pesë penalltitë e suksesshme të Anglisë.

Nga ana tjetër, trajneri i Holandës, Ronald Koeman mund të mbajë formacionin e tij të pandryshuar për ndeshjen e tretë radhazi, me Memphis Depay që do të startojë së bashku me Cody Gakpo dhe Steven Bergëijn përpara.

Anglia ka luajtur plot një orë më shumë se Holanda në 10 ditët e fundit, pasi mundi Sllovakinë në kohën shtesë dhe më pas Zvicrën në penallti. Ndërsa holandezët fituan ndaj Rumanisë dhe Turqisë pa pasur nevojë për kohë shtesë.

Holanda shënoi golin e hapjes vetëm në një nga pesë ndeshjet e saj deri më tani në Euro 2024, kundër Rumanisë në 16-tat.

Anglia shënoi golin e hapjes për herë të fundit kundër Danimarkës në fazën e grupeve.

Holanda nuk ka arritur në një finale të Kampionatit Evropian që kur fitoi turneun në vitin 1988 dhe për herë të fundit ishte gjysmëfinaliste në 2004.

Formacionet e pritshme Holandë-Angli

HOLANDA (4-3-3): Verbrugen; Dumfris, De Vrij, Van Dajk, Ake; Shuten, Simons, Reijnders; Malen, Depaj, Gakpo | Trajner: Ronald Kuman

ANGLIA (3-4-3): Pikford; Guehi, Stouns, Uoker; Tripier, Rajs, Maino, Saka; Bellingham, Kejn, Foden | Trajner: Gareth Sauthgejt.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.