“Jemi gati të ndalim sulmet”, Hezbollahu ofron planin për paqe, Izraeli vret 29 civilë palestinezë

Një armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut është i mundshëm. Sinjali pozitiv vjen nga udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Ai tha se nëse ka një përparim në negociatat midis Izraelit dhe Hamasit që rezulton në një armëpushim në Gaza, grupi libanez gjithashtu do të “pushojë” sulmet e tij ndaj Izraelit “pa asnjë diskutim apo negociatë”. “Nëse […]

Korrik 10, 2024 - 21:35
 0
“Jemi gati të ndalim sulmet”, Hezbollahu ofron planin për paqe, Izraeli vret 29 civilë palestinezë

Një armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut është i mundshëm. Sinjali pozitiv vjen nga udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Ai tha se nëse ka një përparim në negociatat midis Izraelit dhe Hamasit që rezulton në një armëpushim në Gaza, grupi libanez gjithashtu do të “pushojë” sulmet e tij ndaj Izraelit “pa asnjë diskutim apo negociatë”.

“Nëse ka një marrëveshje në Gaza dhe arrihet një armëpushim, çfarë do të bëjmë ne në jug të Libanit? Ne do të ndalojmë bombardimet. Nëse nuk ka marrëveshje dhe gjërat vazhdojnë siç janë aktualisht ose të marrin forma të tjera, më pas do të flasim”.

Duke folur në një ngjarje përkujtimore për zyrtarin e lartë të Hezbollahut, i cili u vra në një sulm izraelit javën e kaluar, Nasrallah shtoi se qëllimi i grupit libanez gjatë nëntë muajve të fundit të sulmeve pothuajse të përditshme në Izraelin verior ishte “të lodhë armikun materialisht financiarisht dhe mendërisht” dhe pretendon se ia ka dale.

Sakaq, një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në Rripin e Gazës. Një raketë izraelite goditi një kamp ku strehoeshin palestinezë të zhvendosur në Gazën jugore. Të paktën 29 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, u vranë në sulm, sipas zyrtarëve palestinezë. Ngjarja nodhi në momentin kur civilët po shikonin ndeshje sportive.

Ushtria izraelite në reagimin e saj tha se po shqyrtonte raportet se sa civilë ishin dëmtuar. Ai tha se incidenti ndodhi kur goditi me precizion të lartë një luftëtar të Hamasit që mori pjesë në sulmin e 7 tetorit në Izrael që shkaktoi luftën.

Forcat izraelite vijuan ofensivën e tyre në veri dhe në qendër të Gazës si dhe shtuan inkursionin e tyre në dy rrethe të qytetit të Gazës, duke kryer kontrolle shtëpi më shtëpi.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.