AKU bllokon produkte të skaduara në Shkodër, krijohet Task-Forca për kushtet e tregtimit të peshkut

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bllokuar 3.8 ton produkte ushqimore të skaduara dhe 52 ton bazë ushqimore për bagëti jashtë standarteve. Sipas drejtorit Ramir Haderi vetëm në muajin qershor nga 138 inspektime të realizuara janë ndëshkuar me gjobë dhe masë paralajmëruesë, 18 subjekte kryesisht në zonat turistike. AKU Shkodër bashkë me Ministrinë e […]

Korrik 10, 2024 - 21:55
 0
AKU bllokon produkte të skaduara në Shkodër, krijohet Task-Forca për kushtet e tregtimit të peshkut

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bllokuar 3.8 ton produkte ushqimore të skaduara dhe

52 ton bazë ushqimore për bagëti jashtë standarteve.

Sipas drejtorit Ramir Haderi vetëm në muajin qershor nga 138 inspektime të realizuara janë ndëshkuar me gjobë dhe masë paralajmëruesë, 18 subjekte kryesisht në zonat turistike.

AKU Shkodër bashkë me Ministrinë e Bujqësisë dhe Inspektoriatin e Peshkimit kanë ngritur edhe një Task-Forcë, që do të kontrollojë subjektet që tregtojnë peshk pa certifikatën e origjinës.

Kemi marrë një nismë sëbashku me Ministrinë e Bujqësisë dhe Inspektoriatin e Peshkimit për monitorimin e tregut të peshkut”, tha Haderi.

Nga ana e AKU Shkodër është hartuar plani për kontrollin dhe monitorimin e subjekteve, prodhuese, përpunuese dhe tregtuese e produkteve ushqimore, në kuadër të sezonit turistik veror 2024, duke patur parasysh objektin e veprimtarisë së operatorëve të biznesit ushqimor.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.