Vrau gruan dhe dy vajzat e gazetarit të njohur, arrestohet i riu në Londër

I riu që dyshohet t’i ketë marrë jetën bashkëshortes dhe dy vajzave të një komentatori të BBC, është vënë në pranga. Mediat në Londër raportojnë se 26-vjeçari Kyle Clifford u arrestua në një varrezë. Autori i dyshuar është vënë në duart e autoriteteve, por ka nevojë për kujdes shëndetësor. Ai u kap në varrezat Lavender […]

Korrik 10, 2024 - 22:55
 0
Vrau gruan dhe dy vajzat e gazetarit të njohur, arrestohet i riu në Londër

I riu që dyshohet t’i ketë marrë jetën bashkëshortes dhe dy vajzave të një komentatori të BBC, është vënë në pranga. Mediat në Londër raportojnë se 26-vjeçari Kyle Clifford u arrestua në një varrezë.

Autori i dyshuar është vënë në duart e autoriteteve, por ka nevojë për kujdes shëndetësor. Ai u kap në varrezat Lavender Hill, Enfield, të cilat ndodhen jo shumë larg rezidencës së tij.

Pas arrestimit, ai u dërgua në spital pasi u plagos gjatë operacionit për kapjen e tij. Clifford u kap pas disa orësh kërkimesh teksa autoritetet i kishin njoftuar banorët e zonës që të mos i afroheshin.

Ka shumë gjasa që policia të jetë çuar atje pas një lajmërimi të një qytetari.

Për më tepër, autoritetet kishin marrë vendimin e pazakontë për të publikuar emrin dhe fotografinë e të dyshuarit në një fazë shumë të hershme të hetimit për shkak se kishin nevojë për publikun që t’i ndihmonte në lokalizimin e tij.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.