Anglezët përmbysin Holandën në “frymën e fundit”, përballen në finalen e Euro 2024 me Spanjën

Anglia mundi 2-1 Holandën dhe siguroi një biletë në finalen e madhe të Berlinit, aty ku do të luajë me Spanjën. Në pjesën e parë, dy ekipet ishin më kërkuese në fushë dhe rezultati u zhbllokua shpejt. Simmons shënoi i pari, që në minutën e shtatë të ndeshjes, me një goditje të bukur nga jashtë […]

Korrik 10, 2024 - 23:06
 0
Anglezët përmbysin Holandën në “frymën e fundit”, përballen në finalen e Euro 2024 me Spanjën

Anglia mundi 2-1 Holandën dhe siguroi një biletë në finalen e madhe të Berlinit, aty ku do të luajë me Spanjën.

Në pjesën e parë, dy ekipet ishin më kërkuese në fushë dhe rezultati u zhbllokua shpejt. Simmons shënoi i pari, që në minutën e shtatë të ndeshjes, me një goditje të bukur nga jashtë zone. Por, festa e holandezëve nuk zgjati shumë dhe në minutën e 18 erdhi kundërpërgjigjja angleze, falë një penalltie të Harry Kane.

Në pjesën e dytë, holandezët u munduan të reagonin, por pa finalizime. Kur u mendua se gjithçka ishte mbyllur dhe dy ekipet do t’i drejtoheshin shtesave, ishte Watkins ai që realizoi në minutën e 90 dhe shpërtheu festën angleze.

Kaq mjaftoi që Anglia të merrte një biletë në finale aty ku në datën 14 korrik do të luajë përballë Spanjës për të tentuar trofeun e parë europian.

***

Holandë-Angli, pjesa e dytë

90’- Gooool Anglia 1-2! Watkins me një diagonale të shkëlqyer, e dërgon topin në rrjetë, për t’i dhënë avantazhin Anglisë. “Tre luanët” me një këmbë në finalen e madhe.

88’- Gjuajtje e rrezikshme e Palmer me të majtën në zonë, topi shkon mbi traun e portës.

87’- Van Dijk ndëshkohet me karton të verdhë, për protesta për një goditje këndi të munguar.

85’- Kundërsulm i shpejtë i Holandës me Xavi Simons, që pason te Gakpo, por sulmuesi ndalet në mënyrë të parregullt nga Saka. Anglezi ndëshkohet me të verdhë.

81’- Dy zëvendësime tek Anglia, largohen Kane dhe Foden, për t’i lënë vendin Palmer dhe Watkins.

80’- Saka përmbys rezultatin dhe i jep avantazhin Anglisë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

77’- Simons, totalisht i lirë në zonë, gjuan keq dhe e dërgon në duart e Pickford.

74’- Walker ndal një aksion të rrezikshëm të holandezëve nga e majta me Gakpo, pas pasimit të Simons.

68’- “Zgjohet” Holanda. Gakpo kroson në zonë, Pickford grushton në goditje këndi, një top që po shkonte te Dumfries.

65’- Rasti i parë i rrezikshëm në këtë pjesë të dytë. Një krosim në zonë gjen Van Dijk, që provon me një gjuajtje, por pret Pickford, që e dërgon topin në goditje këndi.

61’- Holandezët mbyllen shumë mirë mbrapa dhe nuk lënë hapësira. Anglezët e kanë të vështirë për të çarë mbrojtjen.

54’- Anglia shfaqet më kërkuese në këtë pjesë të dytë dhe luan në sulm, në kërkim të golit të avantazhit.

45′- Pjesa e dytë nis me zëvendësime. Shaw merr vendin e Trippier tek Anglia, ndërsa Weghorst aktivizohet në vendin e Malen te Holanda.

45′- Pjesa e dytë nis me zëvendësime. Shaw merr vendin e Trippier tek Anglia, ndërsa Weghorst aktivizohet në vendin e Malen te Holanda.

Mbyllet pjesa e parë!

45’- Akordohen 3 minuta shtesë.

39’- Tjetër tentativë e Foden nga jashtë zone, këtë herë ndalet nga portieri i Verbruggen.

35’– Largohet Depay i dëmtuar, në vendin e tij aktivizohet Veerman.

32’- Tani fati kthehet te holandezët. Një predhë e Foden nga jashtë zone ndalet te shtylla e djathtë.

30’- Të pafat holandezët. Dumfries sheh gjuajtjen e tij me kokë, të ndalet nga tranversa.

29’- Mundësi shumë e mirë për Holandën. Depay nis një kundërsulm të shpejtë, pason te Malen, por gjuajtja e këtij të fundit devijohet në goditje këndi.

23’- Dumfries kthehet në heroin e holandezëve. Mbrojtësi ndal një top mbi vijën fatale, pas gjuajtjes së Foden.

18’- Gooool Anglia 1-1! Harry Kane nuk gabon nga penalltia, duke shënuar, për të barazuar shifrat. Verbruggen kupton krahun, por nuk e ndal dot topin.

16’- Pas rishikimit në VAR, arbitri akordon penallti për Anglinë. Dumfries ndëshkohet me të verdhë.

14’- Pretendime për penallti tek Anglia. Kane merr një ndërhyrje me takë nga Dumfries, pas gjuajtjes mbi traun e portës. Arbitri rishikon rastin në VAR.

13’– Gjuajtje e fortë e Harry Kane nga jashtë zone, grushton portieri Verbruggen.

12’- Reagon Anglia, me Trippier që kroson në zonë, Rice me kokë provon të pasojë të Kane, por Van Dijk i vëmendshëm largon rrezikun.

7’- Gooool Holanda 1-0! Xavi Simons rrëmben një top në afërsi të zonës dhe me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, e ndal topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

4’- Zbritje e rrezikshme e Holandës me Simons që vertikalizon për Malen, por del Pickford dhe ndal rrezikun.

0′- Starton gjysmëfinalja. Holanda dhe Anglia duan finalen e madhe.

***

Holanda dhe Anglia zbresin sonte në fushën e blertë për të kërkuar një vend në finalen e Kampionatit Europian, ku fituesi i kësaj sfide do të ndeshet me Spanjën në Berlin, të dielën e 14 korrikut.

Tulipanët do të përballet kundër Anglisë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, takim i vlefshëm për raundin të gjysmëfinales së Kampionatit Europian 2024.

Skuadra Roland Kuman vjen në këtë ndeshje pas fitores 2-1 kundër Turqisë në çerekfinale. Ndeshja e sotme pritet t’i ngjajë një finaleje të parakohshme dhe për të fituar një biletë për në Berlin tulipanët kanë hedhur në fushën e lojës ekipin më të mirë pasi përballë një ekip mjaft të fortë siç është Anglia edhe pse “Tre Luanët” nuk kanë bindur aq sa duhet.

Gjithsesi, ata vijnë pas dy fitoreve, një ndaj Zvicrës dhe asaj ndaj Sllovakisë.

Trajnerët dhe lojtarët në dispozicion

Trajneri i Anglisë, Southgate duhet të zgjedhë nëse do të mbajë Ezri Konsa në qendër të mbrojtjes pasi ai zëvendësoi Marc Guéhi të pezulluar  kundër Zvicrës.

Southgate po shqyrton edhe gjendjen fizike të Harry Kane pasi kapiteni i Anglisë u largua me ngërç në kohën shtesë kundër Zvicrës.

Ivan Toney doli nga pankina dhe shënoi një nga pesë penalltitë e suksesshme të Anglisë.

Nga ana tjetër, trajneri i Holandës, Ronald Koeman mund të mbajë formacionin e tij të pandryshuar për ndeshjen e tretë radhazi, me Memphis Depay që do të startojë së bashku me Cody Gakpo dhe Steven Bergëijn përpara.

Anglia ka luajtur plot një orë më shumë se Holanda në 10 ditët e fundit, pasi mundi Sllovakinë në kohën shtesë dhe më pas Zvicrën në penallti. Ndërsa holandezët fituan ndaj Rumanisë dhe Turqisë pa pasur nevojë për kohë shtesë.

Holanda shënoi golin e hapjes vetëm në një nga pesë ndeshjet e saj deri më tani në Euro 2024, kundër Rumanisë në 16-tat.

Anglia shënoi golin e hapjes për herë të fundit kundër Danimarkës në fazën e grupeve.

Holanda nuk ka arritur në një finale të Kampionatit Evropian që kur fitoi turneun në vitin 1988 dhe për herë të fundit ishte gjysmëfinaliste në 2004.

Formacionet e pritshme Holandë-Angli

HOLANDA (4-3-3): Verbrugen; Dumfris, De Vrij, Van Dajk, Ake; Shuten, Simons, Reijnders; Malen, Depaj, Gakpo | Trajner: Ronald Kuman

ANGLIA (3-4-3): Pikford; Guehi, Stouns, Uoker; Tripier, Rajs, Maino, Saka; Bellingham, Kejn, Foden | Trajner: Gareth Sauthgejt.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.