Dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të jenë deri në 40 °C!

Anticikloni afrikan tashmë i fuqizuar do të mbajë mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta në territorin e Shqipërisë. E Enjte 11 Korrik 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë […]

Korrik 11, 2024 - 08:25
 0
Dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të jenë deri në 40 °C!

Anticikloni afrikan tashmë i fuqizuar do të mbajë mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.

E Enjte 11 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      19/38°C

– Zonat e ulëta       20/41°C

– Zonat bregdetare 22/39°C

Kosova për dt. 11 Korrik 2024 do të ketë kthjellime . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 19°C –22°C në mëngjes deri në 35°C –39°C gradë Celsius në mesditë.

E Premte 12 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta në juglindje. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      20/37°C

– Zonat e ulëta       21/40°C

– Zonat bregdetare 24/39°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.