NATO konfirmon mbështetjen ndaj Ukrainës, vendos për 40 miliardë dollarë ndihmë ushtarake

Krerët e 32 vendeve anëtare të NATO-s vendosën për një ndihmë të madhe ndaj Ukrainës gjatë takimit të aleancës në Uashington, duke theksuar

Korrik 11, 2024 - 09:30
 0
NATO konfirmon mbështetjen ndaj Ukrainës, vendos për 40 miliardë dollarë ndihmë ushtarake

Krerët e 32 vendeve anëtare të NATO-s vendosën për një ndihmë të madhe ndaj Ukrainës gjatë takimit të aleancës në Uashington, duke theksuar në të njëjtën kohë “rrugën e pakthyeshme të integrimit të saj në të ardhmen”.

Aleanca vendosi që ndihma e saj ushtarake për Ukrainën të arrijë të paktën 40 miliardë dollarë në vitin e ardhshëm dhe të vazhdojë, sipas komunikatës së liderëve.

Në këtë takim, Ukraina shpresoi se do të ketë përparim në lidhje me kandidaturën për anëtarësim në aleancën Atlantike. Megjithatë, disa vende, mes tyre sipas burimeve diplomatike SHBA-ja dhe Gjermania, e kundërshtojnë atë drejtpërdrejt ose para kohe.

Megjithatë, në njoftimin përfundimtar theksohet se Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut pajtohet se kursi i Ukrainës drejt anëtarësimit në të është “i pakthyeshëm”.

Kievit do t’i dërgohen avionët luftarakë F-16 dhe grupe të sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Shtëpia e Bardhë, nga ana e saj, vuri në dukje se Belgjika dhe Norvegjia janë zotuar të furnizojnë më shumë avionë luftarakë në Ukrainë, e cila përballet me sulme të shpeshta raketore ruse kundër bazave të saj ajrore, qyteteve dhe infrastrukturës. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.