EMRI/ Nuk pranoi të kryente pagesën e parkimit, plagoset me thikë ish-efektivi në Sarandë, 3 vjet më parë u dënua për shpërndarje kokaine
Një 41-vjeçar ka rënë në pranga, pasi plagosi me thikë një person në Sarandë. “Dyshohet se më datë 11.07.2024, rreth orës 03:40, në
Një 41-vjeçar ka rënë në pranga, pasi plagosi me thikë një person në Sarandë.
“Dyshohet se më datë 11.07.2024, rreth orës 03:40, në lagjen nr.1, në një vendparkim, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, 41-vjeçari ka plagosur me thikë një person tjetër, 41-vjeç. Mësohet se i lënduari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
I plagosur ka mbetur një ish-efektiv policie, i cili ishte arrestuar në vitin 2021 për shpërndarje kokaine dhe i liruar 3 muaj më parë më parë për shkak të amnistisë
Bëhet fjalë për Lavdosh Metajn. 41-vjecari me origjinë nga Mallakastra, dyshohet të jetë goditur me thikë nga roja i një hoteli në lagjen nr.1 në Sarandë. Metaj kishte parkuar automjetin brenda hotelit dhe kur ka shkuar ta marrë, nuk ka pranuar të kryejë pagesën.
Kjo ka sjellë edhe konfliktimin verbal dhe më pas përplasjen fizike me rojen e hotelit, çka ka degjeneruar në përdorimin e thikës. Metaj është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë. Policia është ndodhur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar autorin e dyshuar me inicialet A. Sh. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?