VIDEO / E pazakontë! Sekretari i fshin djersët Presidentit të Federatës së Futbollit

Një imazh i pazakontë erdhi nga gjysmëfinalja e Kupës së Amerikës mes Argjentinës dhe Kanadasë. Protagonistë ka qenë sekretari i Federatës së Futbollit të Argjentinës dhe presidentit të saj. Luciano Nakis është parë duke i fshirë djersët presidentit Claudio Tapia. Fillimisht u mendua se Tapia kishte punësuar dikë posaçërisht për këtë punë, por më pas […]

Korrik 11, 2024 - 10:20
 0
VIDEO / E pazakontë! Sekretari i fshin djersët Presidentit të Federatës së Futbollit

Një imazh i pazakontë erdhi nga gjysmëfinalja e Kupës së Amerikës mes Argjentinës dhe Kanadasë. Protagonistë ka qenë sekretari i Federatës së Futbollit të Argjentinës dhe presidentit të saj. Luciano Nakis është parë duke i fshirë djersët presidentit Claudio Tapia. Fillimisht u mendua se Tapia kishte punësuar dikë posaçërisht për këtë punë, por më pas rezultoi se ishte vetë sekretari i Federatës së Futbollit Luciano Nakis.

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale ku komentuesit kanë pasur kritika të shumta.

Megjithatë, Claudio Tapia u përpoq që të justifikohej.

“Kisha temperaturë të lartë gjatë gjithë këtyre ditëve dhe nuk ndihesha mirë. Unë as nuk mund të lëvizja, por nuk doja ta humbja ndeshjen. Prandaj Luciano Nakis ishte aty për të më shoqëruar. Ne jemi një ekip brenda dhe jashtë fushës”, tha ai.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.