VIDEO/ Dritan Dajti kërkon lirinë, mbërrin në Gjykatën e Elbasanit i shoqëruar nga forca të shumta policie

Dritan Dajti, autori i vrasjes së katër efektivëve të policisë në gusht të vitit 2009, ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit. Ai  ka

Korrik 11, 2024 - 10:45
 0
VIDEO/ Dritan Dajti kërkon lirinë, mbërrin në Gjykatën e Elbasanit i shoqëruar nga forca të shumta policie

Dritan Dajti, autori i vrasjes së katër efektivëve të policisë në gusht të vitit 2009, ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit.

Ai  ka kërkuar lirimin nga qelia me pretendimin se i ka mbaruar dënimi me 25 vite burg, vendim i dhënë nga Gjykata e Apelit, e cila pranoi kërkesës e tij për gjykim të shkurtuar.

Përmes një kërkese drejtuar drejtorit të burgut të Peqinit Florenc Doka, avokati i Dajtit Alban Kapxhiu ka parashtruar pretendimin se i ka mbaruar dënimi.

Dritan Dajti, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ka kërkuar deklarimin e  përfundimit të ekzekutimit të vendimit të dënimit me 25 vjet burgim. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.